Njoftim publik 16.12.2022

Ju informojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor aktualisht është duke migruar sistemet dhe bazat e të dhënave nga pajisjet e vjetra në serverët e rinj. Ndërsa migrimi është duke u zhvilluar, gjatë ditëve në vijim janë të mundshme ndërprerje të përkohshme ose mosdisponueshmëri të disa shërbimeve.