Fillon zbatimi i projektit rajonal për menaxhimin e mbetjurinave – U nënshkrua marrëveshja për ndarjen e shtatëqind mijë eurove të pakthyeshme si ndihmë teknike për njësinë e projektit të MMJPH-së

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Republikën e Maqedonisë së Veriut Andi Aranitasi sot nënshkruan marrëveshje me të cilën Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA)përmes BERZH-it na ka dhuruar mjete të pakthyeshme në vlerë prej shtatëqind mijë euro.Potpisuvanje-Sukova-SIDA_1

Fondet janë të destinuara për qëllime të financimit të shërbimeve konsulente, si ndihmë teknike për njësinë e projektit të MMJPH-së në procedurën e zbatimit të projektit rajonal për mbeturinat e ngurta për të cilin shteti ka marrë një kredi nga BERZH në vlerë prej 55 milionë euro.Potpisuvanje-Sukova-SIDA

Huaja do të realizohet në dy këste, për krijimin dhe zhvillimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave në pesë rajone administrative të vendit. Kredia shtetërore i është ndarë Ministrisë së Financave, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është subjekti përgjegjës për zbatimin e projektit. Ky projekt është sipërmarrja e parë kombëtare në sektorin e menaxhimit të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut dhe një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave të ngurta. Realizimi i tij nënkupton vendosjen e shërbimeve komunale të mbeturinave të ngurtha në përputhje me standardet përkatëse të BE-së në këtë sektor, që do të mbulojë një popullsi prej më shumë se një milion banorësh në pesë rajone administrative dhe 48 komuna në vend. Si i tillë, Projekti ka rëndësi unike kombëtare, rajonale dhe mjedisore për Maqedoninë e Veriut dhe është identifikuar si prioritet kombëtar në kontekstin e anëtarësimit në BE.Potpisuvanje-Sukova-SIDA_2

Për përdorimin e drejtpërdrejtë të grantit suedez, sot u nënshkrua edhe një marrëveshje me shtëpinë konsultative SUEZ Consulting (SAFEGE) nga R. e Francës, duke vepruar si konsorcium me EPEM nga R. e Greqisë, për sigurimin e shërbimeve konsulente të përzgjedhura sipas rregullave të prokurimit të BERZH.

Detyra e konsulentit SUEZ Consulting (SAFEGE) është të ofrojë ndihmë për njësinë e projektit në MMJPH, përgjegjëse për zbatimin e kredisë, në përgatitjen e dokumentacionit për prokurorim, tenderat dhe zbatimin e kontratave, ndihmë në harmonizim dhe detyrimet e raportimit sipas dokumenteve financiare dhe mbështetje për zbatimin e dokumenteve lidhur me mjedisin jetësor dhe aspektin social të projektit.