Gjenevë: RMV angazhohet për formimin e grupin rajonal të punës të Ballkanit Perëndimor për ballafaqimin mendotjen eajrit

ZamenikZeneva_1(12.12.2019)Në panelin epërfaqësuesve të lartë që mbahet në Gjenevë, Zvicër, në kuadër të shënimit të 40 vjetorit të Konventës mbiNdotjen Ndërkufitaretë Ajrit në Distancë të Largët (CLRTAP) si përfaqësues i vetëm i rajonit, fjalim mbajti edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli.

Në fjalimin e tij, Zëvendësministri i shpjegoi aktivitetet konkrete të vendit tonë në lidhje me zbatimin e Konventës dhe protokollet e saja.

- Në projektin e cilësisë së ajrit të programit IPA 2, i cili do të fillojë në tremujorin e fundit të vitit 2020 dhe do të zgjasë 2 vite, tashmë janë planifikuar aktivitetet e mëposhtme: përllogaritje të projeksioneve të emetimeve kombëtare të substancave të ndotësve thelbësorë, përgatitja e Programitkombëtar për kontrollin e ndotjessë ajrit për periudhën 2020-2030, si dhe përgatitja e një plani zbatimi për Direktivën NEC (Direktiva mbi tavanet e emetimeve kombëtare) 2016/2284 / EC, e cila ka të bëjë me definimin e kufijëve kombëtar të emetimeve dhe në të cilën meren parasysh amandamentet e Protokollit të Goteborgut (protokolli i CLRTAP) – tha zëvendësministri Makraduli.

Duke sqaruar gjendjet aktuale të ndotjes së ajrit, ai i prezantoi masat dhe aktivitetet në bazë të Planit të Ajrit të Pastër, si një përparësi e Qeverisë, si dhe angazhimin e tij për krijimin e grupit rajonal të punës të vendeve të Ballkanit Perëndimor për një ballafaqim më efikas me ndotjen e ajrit, që është problem i përbashkët, dhe sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, 30% i përket ndotjes ndërkufitare.