Sekretarja shtetërore Shukova në Selanik në panelin e diskutimit mbi financimin për një të ardhme me karbon të ulët

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në Selanik, mori pjesë në panelin e diskutimit me titull: “Hartimi i strategjisë dhe financimit për një të ardhme me karbon të ulët”, si pjesë e ngjarjes ku u prezentua projekti “Iniciativa e Karbonit për Bujqësinë të rezistueshme ndaj ndryshimeve klimatike – Horizont Evropa”, e Programit Evropian të Financimit të Kërkimit dhe Inovacionit, Karbonika.Drzaven sekretar_Solun

Në fjalimin e saj, ajo trajtoi sfidat dhe mundësitë që lidhen me adoptimin e teknikave inovative për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe mundësitë për financimin e kërkimit dhe inovacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe mënyrat më të mira me të cilat ajo mund të kontribuojë në këtë, Laboratori Evropian Kërkimor Inovativ KarboniKa.

Duke theksuar se ne si vend u angazhuam që të punojmë intensivisht për një të ardhme të dekarbonizuar duke nënshkruar deklaratën nga Sofja për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe jemi nënshkrues të Marrëveshjes së Parisit, shtoi Sekretarja shtetërore Shukova:

- Besojmë fuqimisht se laboratori KarboniKa do të bëhet një qendër e shkëmbimit rajonal të përvojave dhe praktikave më të mira dhe më inovative, të cilat në të ardhmen do të kontribuojnë në uljen e gjurmës së karbonit në bujqësi. Vendi ynë do të përfitojë veçanërisht nga rezultatet pozitive të këtij projekti në drejtim të uljes së gjurmës së karbonit në bujqësi në territorin tonë, si dhe nga rritja e përgjithshme ekonomike që sigurisht do t’i ndjekë risitë dhe zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme që do të rezultojnë nga puna e laboratorit.Panel diskusija_Solun

Në kuadër të të njëjtës ngjarje, në panelin me titull “Aksioni inovativ për ofrimin e shërbimeve të ekosistemeve”, mori pjesë edhe këshilltarja shtetërore për ndryshime klimatike në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Teodora Gërnçarovska Obradoviq.