Në mbrojtjen e ajrit dhe shpalljen e Malit Sharr si park nacional do të inkuadrohet edhe ekipi shkencor i UEJL-së

stul1(23.03.2016) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore prof.dr. Zamir Dika, sot nënshkruan marrëveshje për financimin e projekteve: ”Përcaktimi i potencialit real për realizimin e masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në komunën e Kërçovës dhe Kavadarit” dhe “Zbatimi i metodologjisë dhe aktiviteteve operative gjatë procesit të realizimit të iniciativës për shpalljen e Malit Sharr si park kombëtar”

- Kemi hartuar një plan nacional për cilësinë e ajrit, për të cilin planifikojmë revidim, gjegjësisht përsosje dhe përmirësim. Por, atë që e konsideroj si posaçërisht të rëndësishme është hartimi i planeve lokale ku në nivel shkencor dhe lokal do të detektohen burimet e ndotjes, si bazë për definimin e masave për zvogëlimin e ndotjes së ajrit – theksoi ministri Izairi, duke shtuar se me ndihmën financiare nga programet FARE, KARDS dhe IPA, Ministria ka përgatitur legjislacionin në sferën e ajrit me direktiva të transponuara të Bashkimit Evropian, se është vendosur sistem automatik monitorimi për cilësinë e ajrit ambiental, sistem për menaxhim cilësor të të dhënave, si dhe portal për cilësinë e ajrit për prezentim të të gjitha informacioneve dhe të dhënave relevante nga sfera e ajrit.

Lidhur me aktivitetet e Ministrisë për përmirësimin e cilësisë së ajrit, me marrëveshjen e re, parashihet hartimi i planeve lokale për përmirësimin e cilësisë së ajrit për qytetin e Kërçovës dhe të Kavadarit. Në kuadër të projektit tvining:” Përforcimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve për implementim efektiv të acquis në sferën e cilësisë së ajrit” presim përforcim të kapaciteteve në nivel qendror dhe lokal përmes sigurimit të trajnimeve për monitorim, vlerësim dhe njoftim në sferën e ciësisë së ajrit. Në kuadër të këtij projekti, planifikohet edhe hartimi i planeve lokale për përmirësimin e cilësisë së ajrit për qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Manastirit, me çka do të përfshihen të gjitha pesë pikat më të nxehta lidhur me ndotjen e ajrit. Këto plane do t’i detektojnë jo vetëm burimet e ndotjes specifike për çdo komunë veçmas, por edhe masat që duhet të ndërmerren në mënyrë parandaluese dhe urgjentisht.

Nga Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2015, Ministria ka financuar edhe projektin me të cilin sigurohen tri stacione monitoruese mobile shtesë për qytetin e Tetovës me qëllim të përmirësimit të rrjetit të monitorimit në këtë qytet të Pollogut,

Marrëveshja për Zbatimin e metodologjisë dhe aktiviteteve operative gjatë procesit të realizimit të nismës për shpalljen e Malit Shar si park nacional, nënkupton determinimin e metodologjisë me të cilën do të përkufizohet tërë procesi gjatë implementimit të nismës, me çka do të përfshihet vlerësimi i të gjitha aktiviteteve të gjertanishme, dokumenteve dhe studimeve që janë bërë në këtë drejtim dhe do të përgatitet strategji e re, me të cilën në mënyrë të drejtë do të motivohet popullata lokale vendase të marrë qëndrim pozitiv për këtë nismë.

Në kuadër të ngjarjes, u mbajt edhe tryezë e rrumbullakët, në të cilën u prezentuan aktivitetet e gjertanishme të të dy institucioneve lidhur me temat si dhe aktivitetet e ardhshme të planifikuara.