Krijohet bashkëpunim ndërkufitar për mbrojtjen e Parkut të Prespës

Më  23 dhe 24 qershor 2022 në Pili, Greqi u mbajtë takimi i parë i Komitetit të Menaxhimit Ndërkufitar të Parkut të Prespës dhe takimi i parë i Grupit të Punës për Menaxhimin e Ujërave.

Takimet janë realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe janë fillimi i bashkëpunimit zyrtar ndërmjet vendeve që ndajnë pellgun e Prespës dhe BE-së. Ky është takimi i parë i përfaqësuesve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, autoriteteve lokale, organizatave joqeveritare dhe organeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura të vendosura në Parkun e Prespës, si dhe vëzhguesve ndërkombëtarë pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Parkut të Prespës.

Воспоставена прекуграничната соработка за заштита на Преспа Паркот

Në takimet kishte karakter më konstituiv dhe në to u prezantuan dhe miratuan:

 

  • Rregullorja e punës së trupave punues, përfshirë Sekretariatin e Komitetit të Menaxhimit të Parkut të Prespës
  • Udhërrëfyesi për zbatimin e Marrëveshjes për mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm në zonën e Parkut të Prespës (2022-2024)
  • Propozimi i planit të veprimit për 2022-2023 për zbatimin e tij
  • Projektet e realizuara në këtë rajon

Edhe pse takimi fillestar i Grupit të Punës për Menaxhimin e Ujërave ishte i një natyre konstituive (pa u thelluar në të gjitha temat kyçe për mbrojtjen e Prespës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit), u diskutua edhe për gjendjen ekologjike të Liqenit të Prespës, gjatë së cilës u bë  draft-lista e aktiviteteve prioritare për tejkalimin e situatës (përfshirë monitorimin e përbashkët të liqenit, analizën e uljes së nivelit të ujit në Liqenin e Prespës, etj.). Brenda dy javësh do të finalizohet dhe miratohet nga ky organ.