Investojmë në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve për mjedisin

Në takimin e sotëm të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit HapësinorKaja Shukova, me përfaqësuesen e UNICEF-it për Republikën e Maqedonisë së Veriut Particija Di Xhiovanni, u prezantuan aktivitetet e mëparshme të dy institucioneve në drejtim të edukimit të të rinjve për një mjedis të shëndetshëm jetesësor dhe reduktimin e pasojave negative të ndryshimeve klimatike.

Gjatë bisedës së hapur u konstatuan shumë pika të përbashkëta për bashkëpunim edhe më të fortë në të ardhmen, si plotësim i aktiviteteve më të gjera të Ministrisë të mbështetura nga partnerët dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe u shpreh pëlqimi për një performancë të përbashkët në inspektimin e aktiviteteve tashmë të realizuara me disa shkolla në territorin e shtetit në pjesën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Вложуваме во едукацијата на децата и младите за животната срединаPërfaqësuesja e UNICEF-it shprehu mirënjohjen për gatishmërinë e ministres Shukova për bashkëpunimin me UNICEF-in në arritjen e qëllimit të përbashkët – sigurimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike përmes partneritetit me të rinjtë dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.

Ministrja Shukova, informoi se në draftin e Ligjit për VepriminLlimatik është propozuar përfshirja e një përfaqësuesi të të rrinjëve në punën e Komitetit Nacional për Veprimin për Klimatik.