Takimi i ministres Shukova me zëvendësdrejtorin e Komunitetit të Energjisë, Dr. Dirk Buschle

Dekarbonizimi dhe rritja dhe zhvillimi i gjelbër ishin në fokusin e bisedimeve në takimin e sotëm të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Dr. Dirk Buschle. Në takim u bë një pasqyrë e bashkëpunimit të deritanishëm me komunitetin, ku u bë një rishikim i veçantë i detyrimeve dhe pritshmërive të ardhshme nga shteti dhe Ministria në realizimin e vendimeve ministrore në fushën e dekarbonizimit dhe rritjes dhe zhvillimit të gjelbër.

Средба на министерката Шукова со заменик директорот на Енергетската заедница д-р Дирк Бушл

U rishikua shkalla e zbatimit të kërkesave në fushën e legjislacionit mjedisor dhe vlerësimi i ndikimit të projekteve në mjedis dhe direktiva e përgjegjësisë, gjithashtu është biseduar edhe për kërkesat e ardhshme në transpozimin dhe zbatimin e rregullores për menaxhimin e përbashkët të energjisë dhe klimës.

Takimi përfundoi me riafirmimin e përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar synimet e Udhërrëfyesit për dekarbonizimin e Komunitetit të Energjisë.