Nuredininë një takim rajonal të ministrave nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia

Sostanok vo Viena_1(01.06.2022, Vjenë) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në takimin rajonal të Ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, përgjegjës për Mjedisin, Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike, që u zhvillua pasditen e djeshme në Vjenë.

Takimi ministror u ftua nga Ministrja Federale e Austrisë për Veprimin për Klimën, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë, Leonore Gewessler, dhe kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe hapave dhe sfidave të nevojshme në të ardhmen për vendet e rajonit përnjë tranzicion të barabartë dhe arritjen e objektivave të energjisë dhe klimës për dekarbonizimin dhe angazhimeve të tjera rajonale që dalin nga udhërrëfyesi i dekarbonizimit dhe agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në performacën e tij, ministri Nuredini, informoi për aktivitetet që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndërmarrin për përmbushjen e synimeve klimatike kombëtare dhe rajonale, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në realizimin e tyre.

Së bashku u arrit në përfundimin se bashkëpunimi rajonal mbetet një mjet kyç për gjenerimin e një përgjigje të përbashkët në rrugën drejt një Evrope neutrale ndaj karbonit.