NUREDINI: Për të mbrojtur liqenin e Prespës nevojiten aktivitete më intensive dhe të koordinuara në menaxhimin e ujërave të zeza  

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi takim pune me kryetarin e Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski.

Sredba_Nuredini_Gradonacalnik_Resen

 

Në takim u diskutua për koordinim shtesë të MMJPH-së dhe komunës në prioritizimin e aktiviteteve në rajonin e Prespës të planifikuara në kuadër të projektit EU4 Prespa dhe me mjetet nga kredia nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Këto aktivitete kanë për qëllim menaxhimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Në këtë takim qëndrimi ishte i përbashkët se duhet të ndërmerren aktivitete më intensive në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza dhe parandalimin e derdhjes së tyre në liqenin e Prespës, si një nga masat për mbrojtjen e ujërave të liqenit.