Projektligji për veprimin klimatik i prezantuar sektorit civil

Sot në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u mbajt një takim pune me qëllim të prezantimit të dispozitave të projektligjit për veprimin klimatik, në përputhje me praktikën e vendosur të Ministrisë së Komunikimit me Sektorin Civil madje përpara fazës së ngritjes së projektligjeve të ENER-it.

Нацрт-Законот за климатскa акција презентиран пред граѓанскиот сектор

Në prezantimin në të cilin mori pjesë edhe zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, u zhvillua një diskutim i gjerë me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për sfidat e ardhshme në aspektin e zbatimit të zgjidhjeve të ardhshme ligjore në lidhje me përgjigjen ndaj legjislacionit dinamik dhe të gjerë evropian në fushën e klimës.

IMG_20221213_145208

Ministria e Mjedisit Jetësor edhe më tej do të vazhdojë të komunikojë dhe prezantojë ligjet e saja të propozuara së bashku me sektorin civil dhe të gjitha palët e interesuara, me qëllim të një koordinimi më të mirë, përgatitjen e zgjidhjeve më të mira ligjore dhe zbatimin më të suksesshëm të tyre.

Njëherish, MMJPH-ja është gjithmonë e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me sektorin civil, si palë e interesuar, komentet dhe sugjerimet e të cilit do të kontribuojnë në përmirësimin e Projektligjit.