Konkurs për shpërndarjen e fondeve për financimin dhe realizimin e programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tjera në fushën e mjedisit jetësor për vitin 2023

Ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka shpallur KONKURSIN PËR SHPËRNDARJEN E MJETEVE PËR FINANCIMIN DHE REALIZIMIN E PROGRAMEVE, PROJEKTEVE DHE AKTIVITETEVE TË TJERA NË FUSHËN E MJEDISIT JETËSOR PËR VITIN 2023, që rezulton nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2023 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 27 nga 08.02.2023).

Konkursi është i hapur për aplikime nga data 6 deri më 27 mars 2023.

Në kuadër të Konkursit, subjekteve të interesuara u bashkangjiten kërkesat për shpërndarjen e fondeve, të cilat duhet të dorëzohen në një nga formularët e dhënë në Shtojcën 1 dhe 2, përkatësisht sipas parashtruesit dhe qëllimit të fondeve