Zëvendësministrja Oxhaklieska zhvilloi një takim me një ekip ekspertësh japonezë për ujërat e zeza dhe mbrojtjen e liqeneve natyrore

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur një takim pune me ekipin japonez të ekspertëve për ujërat e zeza dhe mbrojtjen e liqeneve natyrore, të udhëhequr nga Natsuki Hisaoka, udhëheqës i Sektorit të ujërave të zeza në prefekturën Shiga dhe konsulenti ndërkombëtar dhe koordinatori i projektit për menaxhimin e ujërave të zeza dhe transferimin e teknologjisë japoneze për këtë qëllim Takashi Kimura, drejtor i “Kixhiku Consalting”.Odzaklieska_ekspertski_tim_otpadni_vodi_JICA

Në takim, delegacioni japonez shprehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit që bazohet në vizitën e një ekipi ekspertësh nga Japonia në vitin 2019, si dhe shprehu gatishmërinë për asistencën e ekspertëve dhe transferimin e njohurive dhe teknologjisë për menaxhimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së ujit në Liqenin e Ohrit, si trashëgimi ndërkombëtare natyrore dhe kulturore e mbrojtur nga UNESCO.Odzaklieska_ekspertski_tim_otpadni_vodi

Zëvendësministrja Oxhaklieska përshëndeti angazhimin e qeverisë japoneze dhe Agjencisë Japoneze të Ndihmës Ndërkombëtare JICA, për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me vendin tonë në projekte të ndryshme në fushën e mjedisit dhe theksoi se vendi ynë ka nevojë për ndihmën e ekspertëve në këtë periudhë kyçe nga partnerët ndërkombëtarë si Japonia, për ruajtjen e vlerave natyrore dhe ruajtjen e cilësisë së ujërave të perlës maqedonase të liqenit të Ohrit.