Zëvendësministrja Oxhaklieska në punëtorinë finale për projektin “Zhvillimi dhe zbatimi i indeksit shëndetësor për ndotjen e ajrit në rajonin ndërkufitar”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot në Manastir mori pjesë në konferencën finale të projektit “Zhvillimi dhe zbatimi i indeksit shëndetësor për ndotjen e ajrit në rajonin ndërkufitar”, qëllimi i së cilës është përmirësimi i menaxhimit dhe mbrojtjes së zonës ndërkufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në  Greqi duke vendosur rrjete për monitorimin e cilësisë së ajrit.

Заменик министерката Оџаклиеска на завршната работилницата за проектот „Развивање

Në këtë ngjarje u prezantuan rezultatet e projektit dhe ndikimi i tij në zonën ndërkufitare, si dhe plani për cilësinë e ajrit për Komunën e Manastirit, rezultatet e studimit për proporcionin e ndotësve të ajrit në qytetin e Manastirit, inventari i emetimeve të ndotësve të ajrit për rajonin planor Juglindor dhe indeksi shëndetësor.

- Jam veçanërisht e kënaqur që një nga rezultatet e projektit është përgatitja e një Plani të ri për cilësinë e ajrit të ambientit për komunën e Manastirit për periudhën 2022-2026. Ky dokument përmban masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit dhe paraqet shembull të mirë për përgatitjen e planeve të tilla nga komunat tjera në vend – theksoi zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalën e saj hyrëse.

IMG_20220708_133617

Projekti është zbatuar nga Qendra për ndryshime klimatike, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, dhe është mbështetur dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në Programin IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2014-2020.