Ndërtimi i kanalizimit për ujërat e zeza në vendbanimin Tearcë

Ќе се гради одводен систем за отпадни води во населено место Теарце-1 Ministri Nuredini së bashku me kryetarin e komunës së Tearcës Isen Asani dhe Zëvendësministrin e Drejtësisë Agim Nuhiu kanë vizituar punimet e realizuara të projektit për ndërtimin e një sistemi funksional të bartjes së ujërave të zeza për vendbanimin Tearcë, në komunën e Tearcës.

Projekti parashikon ndërtimin e një rrjeti kanalizimesh në 26 rrugë me gjatësi totale prej rreth 11,7 кm, dhe fondet në vlerë prej 52 milion denarë janë siguruar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Me ndërtimin e kanalizimit fekal për këtë vendbanim do të tejkalohen problemet e shkaktuara nga mungesa e një sistemi për bartjen e ujërave të zeza komunale, dhe mbi të gjitha ndotja e tokës bujqësore, do të sigurohen kushtet themelore të infrastrukturës për jetë cilësore, do të mbrohen ujërat nëntokësorë, puset dhe mjedisi jetësor në përgjithësi.