Ekonomia rrethore për të arritur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit

UNP_cirkularna ekonomijaMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini morri pjesë në prezantimin online të Raportit mbi vlerësimin e shpejtë të përfitimeve të ekonomisë rrethore për uljen e emetimit të gazrave serrë në sektorin e mbetjeve. Raporti u zhvillua në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Iniciativën “Premtimet pë klimën” për të mbështetur procesin e prezantimit të konceptit të ekonomisë rrethore.

Dokumenti jep një vizion për zbatimin e ekonomisë rrethore në vendin tonë, dhe për analizë sektori i menaxhimit të mbetjeve është zgjedhur si pika fillestare për kalimin në praktikat e natyrshme në ekonominë rrethore. Raporti identifikon mundësitë dhe sfidat në lidhje me zvogëlimin e emetimit të gazrave serrë duke promovuar praktikat e ekonomisë rrethore në këtë sektor, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Planin e Veprimit të Ekonomisë së Rrethore të BE-së.

Gjatë përgatitjes së Raportit, u bë një analizë e politikave përkatëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u zgjodhën gjashtë rrjedha mbetjesh (mbetje ndërtimi, mbetje biologjike, lëndë djegëse sekondare, mbetje elektronike, automjete të përdorura, plastikë) në përputhje me përparësitë e Planit Kombëtar të Menaxhimit me mbetje për të treguar përfitimet e tranzicionit në një ekonomi rrethore dhe është hartuar një qasje e përshtatshme metodologjike. Vlerësimet tregojnë se deri në vitin 2030, zbatimi i praktikave të natyrshme në ekonominë rrethore në rrjedhat e zgjedhura të mbetjeve të shprehura përmes tre treguesve mund të sigurojë:

Kursime prej 951 Gg CO2ec / vit të gazrave serrë të emetuara në

- krahasim me vitin 2016;

- 2740 vende të reja pune;

- 47.17 milion euro përfitim ekonomik.

Gjatë eventit gjithashtu u diskutua nevoja dhe mënyrat për të kaluar në praktika të ndryshme të menaxhimit. Përveç kësaj, raporti ofroi rekomandime të përshtatshme për integrimin më të shpejtë të ekonomisë rrethore në politikat kombëtare.