Takimi i ministrit Izairi me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë dr. Christine D. Althauser

DSC_1014Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në hapësirat e Ministrisë realizoi një takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në R. e Maqedonisë dr.Christine D. Althauser.

Në këtë takim u bisedua për situatën në mbrojtjen e mjedisit jetësor , infrastrukturës, dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit që Republika Federale e Gjermanisë ia ofron vite me rradhë vendit tonë, i cili bashkëpunim realizohet nëpërmjet projekteve të përbashkëta që deri më tani janë realizuar nga GTZ dhe KFV .

Interes i posaçëm u shpreh për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal edhe në sferën e ujit, ajrit dhe mbeturinave.

Gjithashtu, u shqyrtua ideja për dërgimin e një ekipe ekspertësh që të përcjellin situatën në mbrojtje të mjedisit jetësor në vendin tonë, si dhe për fillimin e disa studimeve në lidhje me hudhjen e mbeturinave komunale mbeturinave të rezikshme si dhe vajrave të vjetër.

Poashtu nuk u përjashtua mundësia për fillimin e një bashkëpunimi bilateral në mes të dy ministrive të të dy vendeve.