Promovohet raporti për gjendjet në mjedisin jetësor në Europë SOER 2015: prosperiteti i ardhshëm varet nga hapat më të guximshëm të politikës, diturisë, investimeve dhe inovacioneve

(03.03.2015) Politikat europiane për mjedisin jetësor dhe klimën realizuan përfitime esenciale për përmirësimin e mjedisit jetësor dhe cilësinë e jetesës, njëherësh nga inovacionet, krijimin dhe rritjen e vendeve të reja të punës. Përkundër realizimeve të këtilla, Europa akoma po ballafaqohet me një sërë sfidash ekologjike të mëdha. Tejkalimi i tyre do të kërkojë ndryshime thelbësore në sistemet e prodhimtarisë dhe konsumit, të cilat janë shkaqet burimore të problemeve ekologjike.

Këto janë pjesë e mesazheve që i përmbanë raporti pesëvjeçar për gjendjen e mjedisit jetësor (SOER 2015) i Agjencisë europiane për mjedisin jetësor (EEA), që zyrtarisht shpallet sot në 39 shtetet anëtare të rrjetit EIONET, ndër të cilat është edhe Republika e Maqedonisë.

SOER është dokument kyç i integruar për gjendjet e mjedisit jetësor në Europë, të cilin EEA e dorëzon deri te Parlamenti europian.

Raporti SOER 2015, i titulluar „ Mjedisi jetësor europian – gjendja dhe perspektivat 2015“përmbanë informata për mjedisin jetësor në Europë, vlerësime për mjedisin jetësor në planin global, analizë komparative të shteteve përmes indikatorëve të mjedisit jetësor dhe raporte specifike të shteteve dhe rajoneve.

E gjithë kjo është bazë e mirë dhe mjet i çmueshëm në krijimin e politikave të ardhshme nacionale, europiane madje edhe politike për mjedisin jetësor.

SOER 2015 e thekson nevojën për politika më ambicioze për arritjen e vizionit për Europën deri në vitin 2050. Gjithashtu, e thekson nevojën për qasje të reja, të cilat reagojnë në natyrën sistemore të problemeve të shumta ekologjike. Për shembull, presionet e jashtme, duke i përfshirë edhe mega-trendet globale, mund t’i zhvlerësojnë politikat e veçanta dhe angazhimet lokale për menaxhim me mjedisin jetësor. Krahas kësaj, sfida të shumta ekologjike janë ngushtë të lidhura me sistemet e prodhimtarisë dhe konsumit, të cilat mbështesin një numër të madh të vendeve të punës dhe sigurojnë ekzistencë për shumë njerëz, andaj ndryshimet e këtyre sistemeve krijojnë shpenzime të llojllojshme dhe përfitime.

Aq më shumë, efikasiteti i zmadhuar shpesh anulohet me shpenzimin e zmadhuar.

Raporti konkludon se edhe pse realizimi i tërësishëm i politikave ekzistuese do të jetë me rëndësi esenciale, as politikat vijuese për mjedisin jetësor, as realizimet ekonomike dhe teknologjike nuk do të jenë të mjaftueshme për t’u arritur vizioni për Europën deri në vitin 2050.

Tejkalimi i ndryshimeve komplekse, me të cilat ballafaqohet Europa, do të kërkojë politika më ambicioze, të mbështetura me njohuri më të mëdha dhe investime më të mençura, të drejtuara nga transformimi fundamental i sistemeve kyçe siç janë ushqimi, energjia,banimi, transporti, financat, shëndetësia dhe arsimi.

Kjo do të nxisë nevojën për strategji dhe qasje për zbutjen e presioneve dhe shmangien e dëmeve potenciale, përtëritjen e ekosistemeve, tejkalimin e pabarazisë socio-ekonomike dhe aftësimin drejt trendeve globale siç janë ndryshimet klimatike dhe shpenzimi i resurseve.

Republika e Maqedonisë, përmes Qendrës informative maqedonase për mjedis jetësor (QIMMJ) të Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në kuadër të rrjetit EIONET, aktivisht mori pjesë në tërë procesin e përgatitjes dhe hartimit të SOER-it 2015.

Me rëndësi të posaçme për ne është ajo se në pjesën 4, nga SOER 2015, është hartuar kapitulli nacional për Republikën e Maqedonisë Country briefing, në të cilin është dhënë vështrim i veçantë për gjendjen e mjedisit jetësor në shtetin tonë. Kapitulli nacional do të jetë i disponueshëm për publikun më të gjerë për shikim, përmes web faqes të EEA-së www.eea.europa.eu/soer)dhe Ministrisë (www.moepp.gov.mk).

Të dhënat që shfrytëzohen gjatë përgatitjes së raportit, paraprakisht i dorëzohen EEA-s përmes qarkullimit prioritar të të dhënave dhe me raporte vjetore të rregullta nga ana e QIMMJ. Duhet të theksojmë se në disa raste edhe pse nuk jemi vend anëtar i BE-së, përgjigjemi në kërkesat e konventave dhe direktivave të caktuara, me çka do të lehtësohet procesi i njoftimit për mjedisin jetësor i kushtëzuar me anëtarësimin në BE. Si tejet të rëndësishëm e konsiderojmë edhe faktin se në Pjesën 3 të Raportit, QIMMJ dorëzoi të dhëna relevante për të gjithë 9 indikatorët për mjedisin jetësor që mundësoi gjendja me mjedisin jetësor në Maqedoni të jetë e krahasueshme me shtetet tjera europiane dhe me shtetet në rajon. Gëzon fakti se edhe pse sipas disa indikatorëve, mjedisi jetësor në Maqedoni është më i rrezikuar në krahasim me shtetet tjera, sipas indikatorëve tjerë ai është shumë më i mirë madje edhe se në disa shtete tjera të zhvilluara europiane.

Analiza jonë tregon se politikat europiane me sukses po përballen me shumë ndryshime në mjedisin jetësor gjatë viteve. Por, kjo njëkohësisht tregon se ne vazhdojmë t’i dëmtojmë sistemet natyrore që e mbajnë prosperitetin tonë. Jeta në kuadër të kufizimeve planetare paraqet sfidë të madhe , ndërsa përgjigjja në të sjell përfitime të mëdha. Shfrytëzimi i kapacitetit europian për inovacione në tërësi mund të na sigurojë qëndrueshmëri dhe të na sjell deri te një kthesë në shkencë dhe teknologji, me krijimin e degëve të reja industriale dhe shoqërisë më të shëndoshë. Kemi 35 vite deri në vitin 2050 për të siguruar jetë në planetin që do të mund të mbijetojë.

Kjo mund të duket një e ardhme e largët, por për ta arritur qëllimin tonë- duhet të veprojmë tani. Aksionet dhe investimet tona duhet të jenë edhe më ambicioze dhe më konsekuente. Shumë nga vendimet që i marrim sot, do të përcaktojnë se si do të jetojmë në vitin 2050 – është ky mesazhi i drejtorit ekzekutiv të EEA-së Hans Brajninks, drejtuar në pres-konferencën e sotme të organizuar me rastin e promovimit të SOER 2015 në Pres qendrën e Komisionit europian në Bruksel.