Promovohen tri stacionet mobile për matjen e parametrave klimatike në qytetin e Tetovës

foto 024(11.05.2016), Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë prof. dr. Zamir Dika, i promovuan tri stacionet matëse mobile për matjen e parametrave klimatike për qytetin e Tetovës, të vendosura në rajonin e Universitetit.

Promovimi i stacioneve, të aftësuara për transfer pa tel të vlerave të matura deri te baza qendrore e të dhënave është në kuadër të projektit “Hulumtimi, disenjimi dhe realizimi i projektit pilot për matjen e parametrave klimatike përmes rrjetit të stacioneve matëse mobile elektronike me vizuelizim të vlerave matëse“, i cili është financuar nga Programi për investime në mjedisin jetësor për vitin 2015 dhe kap vlerën prej 1.000 000 denarësh.

Stacionet janë të pajisura me senzorë përkatës për matjen e parametrave të ajrit, drejtimit dhe shpejtësisë së erës dhe sasisë së shiut. Bëhet fjalë për senzorë të kalibruar me nivel të lartë të saktësisë, të cilat do të mundësojnë përcaktimin më real të shkaktarëve të ndotjes, vendndodhjen dhe sasinë e tyre. Përveç kësaj, kanë edhe senzor GPS për pozicionin në hapësirë, me çka njëkohësisht do të mund të përcaktohet edhe lokacioni i matjes.

Në kuadër të vizitës, u bisedua edhe për realizimin e projektit “Zbatimi i metodologjisë dhe aktivitetet operative gjatë procesit të realizimit të iniciativës për shpalljen e Malit Sharr për park nacional“.