Përmes përpunimit të studimit deri te menaxhimi adekuat me ujërat e zeza në Qytetin e Shkupit

ANE_4227Më 15.12.2014, zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski mori pjesë në Punëtorinë e parë teknike në kuadër të projektit për përpunimin e Studimit për financimin, ndërtimin dhe punën e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit – Republika e Maqedonisë, që u mbajt në Qytetin e Shkupit.

Qëllimi themelor i kësaj punëtorie është që të prezantohen rezultatet dhe konkluzionet e Studimit ekzistues të fizibilitetit të azhuruar për menaxhimin me ujërat e zeza në Qytetin e Shkupit – Vlerësimi i zgjedhjeve të mundshme për trajtimin e ujërave të zeza në kodnicionimin/ deponimin/ përdorimin e sërishëm/ eliminimin e fundërrinës së gjeneruar të stacionit të cilat më tutja janë përdorur si bazë për identifikimin dhe vlerësimin e zgjidhjeve më adekuate për trajtimin e ujërave të zezave të gjeneruara dhe fundërrinës në Qytetin e Shkupit.

Në fjalimin e tij zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor duke e potencuar rëndësinë e madhe kombëtare dhe ndërkufitare për mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke pasur parasysh vëllimin e investimit, ftoi në pjesëmarrje aktive të gjitha palët e interesuara në drejtim të arritjes së përzgjedhjes së arsyeshme të qëndrueshme dhe ekonomike të një zgjidhjeje për stacionin e ardhshëm për pastrimin e ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit.