Nënshkruhet marrëveshja për projektin për rregullimin e lumit Vardar në Rajonin e Pollogut

4Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” prof. dr. Darko Moslavac, sot nënshkruan marrëveshje për hartimin e projektit themelor për rregullimin e lumit Vardar në Rajonin e Pollogut.

Me këtë projekt do të rregullohet një pjesëe shtratit të lumit Vardar me ç’rast pritet eliminimi i vërshimeve nëpër vendbanimet dhe sipërfaqet pjellore, stabilizimi i regjimit të ujit në rajonin e Pollogut, stabilizimi brigjeve të lumenjve dhe kontrolli i prodhimit dhe transportit të sedimentit të lumit. Gjithashtu, do të pastrohet korridori i lumit Vardar nga mbeturinat dhe do të rritet kapaciteti i tij.

Vlera e projektit është 2 800 000 denarë prej të cilëve Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të sigurojë 2 600 000 denarë. Mjetet janë siguruar përmes Programit për investime në mjedisin jetësor për vitin 2016.

Projekti duhet të hartohet gjatë 4 muajve, gjegjësisht më së voni deri në korrik të këtij viti.