U nënshkrua marrëveshja për hartimin e Strategjisë kombëtare për mbrojtjen e natyrës

1(29.07.2015) Nurhan Izairi ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Suzana Jovanovska menaxhere e shoqatës tregëtare për veprimtari botuese, kartografi, ndërtimtari dhe shërbime “GEOMAP” SHPK – Shkup, e zgjedhur si ofertuese më e mirë në tenderin publik dhe Marjonka Veljanovska, menaxhere e “Farmahem”, koordinatore programi e programit për mbrojtjen e natyrës në Maqedoni, nënshkruan Marrëveshje për hartimin e Strategjisë kombëtare për mbrojtjen e natyrës. Sipas marrëveshjes, krahas Strategjisë kombëtare për mbrojtjen e natyrës, do të përpunohet edhe Studimi për gjendjen e gjeodiversitetit dhe trashëgimisë gjeologjike në Maqedoni.

Hartimi i Strategjisë kombëtare për mbrojtjen e natyrës paraqet vetëm një komponent nga projekti “Programit për ruajtjen e natyrës në Maqedoni”, i cili ka për qëllim t’i mbështesë aktivitetet për ruajtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve natyrore, përmes promovimit të menaxhimit dhe përdorimit të tyre të qëndrueshëm. Programi për ruajtjen e natyrës në Maqedoni është një projekt i koordinuar nga “Helvetas Swiss Intercooperation” nga Zvicra dhe “Farmahem” nga Shkupi, ndërsa financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Maqedoni.

Përgatitja e Strategjisë për mbrojtjen e natyrës është parashikuar edhe në Planin Strategjik të MMJPH (2015-2016.), Planin Kombëtar Ekologjik (PKE 2) dhe Programin Kombëtar për Miratimin e së Drejtës së BE-së, në pjesën e natyrës (2015).

Kjo strategji paraqet një dokument shumë të rëndësishëm me të cilin do të përcaktohen qëllimet dhe drejtimet për ruajtjen e natyrës për dhjetë vitet e fundit.

Me hartimin e Strategjisë për mbrojtjen e natyrës do të sigurohet implementim më efektiv i legjislacionit kombëtar për mbrojtjen e natyrës dhe zbatimin e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë që dalin nga dokumentet e ratifikuara ndërkombëtare (konventa dhe marrëveshje), nga sfera e mbrojtjes së natyrës, si dhe direktivat e BE-së vendbanime dhe zogjë. Njëherësh, me hartimin dhe sjelljen e strategjisë do të avancohet procesi i harmonizimit të legjislacionit kombëtar të BE-së me legjislacionin nga sfera e mbrojtjes së natyrës.