Hapet konferenca për menaxhim të integruar me mbeturina të ngurta në rajonin e Evropës

(21.06.2016) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot në Strugë hapi Konferencën dyditore finale për menaxhim të integruar të mbeturinave të ngurta në rajonet tejkufitare dhe bregdetare në rajonin e Evropës Juglindore në organizim të Grupit të përhershëm të punës për zhvillim rajonal rural (SWG) në Evropën Juglindore.

Projekti “Menaxhimi me mbeturina të ngurta“ është orientuar drejt vlerësimit dhe zhvillimit të modeleve për menaxhim mtë integruar me mbeturina të ngurta, të cilat ekologjikisht janë efikase dhe ekonomikisht të pranueshme. Qëllimi është të zvogëlohen ndikimet negative ekologjike dhe ekonomike të menaxhimit të keq me mbeturinat e ngurta, si dhe të mbështetet zhvillimi ekologjik dhe socioekonomik i rajoneve rurale tejkufitare dhe bregdetare në vendet e EJL-së.

Në kuadër të projektit, duke u bazuar në metodologjinë e zhvilluar dhe vlerësimin e kryer të ndikimit janë zhvilluar modele për menaxhim të integruar me mbeturina të forta në tri pilot rajone (malore, shtrati i lumenjve dhe bregdetet). Së bashku me mekanizmat e zhvilluara për përmirësimin dhe mbështetjen e sistemeve për menaxhim me mbeturinat në rajonet lokale, janë krijuar masa dhe rekomandime për mbështetje të zbatimit të modeleve të dhëna.