U realizua takimi i ministrit Izairi me ambasadorin zviceran Lazaroto

DSC_0853Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi realizoi një takim pune me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në R. e Maqedonisë, Stefano Lazaroto. Në këtë takim u diskutua për progresin në realizimin e projekteve rrjedhëse “Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Gjevgjeli i financuar nga qeveria zvicerane, qeveria greke dhe kofinancimi vendor në vlerë prej 9.600.000 еvro si dhe për aktivitetet e ndërlidhura me realizimin e projektit për menaxhimin me pellgun e l. Bregallnicë në vlerë totale prej 5.270.000 franga zvicerane, donacion nga qeveria zvicerane dhe kontributet vendore. Gjithashtu u shkëmbyen mendime edhe rreth rrjedhës së projektit, trajtimi i ujërave të zeza në Koçanë vlera e të cilit është 23.000.000 franga zvicerane si dhe për projektin “Programi për ruajtjen e natyrës në Maqedoni”, dedikuar mbështetjes së aktiviteteve për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimit lokal të rajonit të Bregallnicës në vlerë totale prej 4.839.551 franga zvicerane.

Krahas tjerash u bisedua edhe për mundësinë për fillimin e një projekti të ri “Ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë me filter stacion dhe ndërtimi i një sistemi kolektoral me stacion pastrues për komunën e Dellçevës”.