U mbajt punëtoria për përcaktimin e konceptit të ri për zhvillimin e „qëndrueshëm“ të qyteteve të mëdha të Ballkanit

1(17.05.2016) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti dhe ambasadorja e Francës në Maqedoni E.S. Lorens Oer hapën seminarin me temën: “Qytetet e reja të Ballkanit: Rindërtimi – çfarë ardhmërie?“, ku u diskutua për konceptet inovative të planifikimit urban dhe zhvillimin e qyteteve „të qëndrueshme“ në Ballkanin Perëndimor.

Duke theksuar se rregullimi i sotëm i qyteteve ndodhet para një sfide serioze të sigurimit të një baraspeshe midis sferës ekonomike,  përparimit social dhe kulturor dhe mbrojtjes së  mjedisit jetësor, ministri Ameti në fjalën e tij të hapjes shtoi: .

-Mendoj se është me rëndësi të posaçme sigurimi i një planifikimi urban adekuat me zbatimin e përbashkët të disa politikave që janë faktorë të rëndësishëm në realizimin e konceptit të qyteteve ,,të qëndrueshme“ . Këtu parasëgjithash mendoj në politikën transportuese, politikën e trajtimit të mbeturinave, ndërtimin e objekteve efikase – energjetike, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe të ngjashme. Gjithashtu, aktivitetet që po realizohen në nivel lokal kontribuojnë, në përqindje të madhe, për emisionet e ndotësve lokal dhe global. Për këtë arsye është me rëndësi që të bëhet identifikimi i burimeve të këtyre gazrave  dhe sektorëve në kuadër të komunës, me çka do të vijmë te përgjigjja se ku janë potencialet për reduktimin e tyre dhe të parandalohen  rreziqet e ardhëshme.

Sipas ministrit Ameti, nevojitet përforcimi i mëtejshëm i strukturave rajonale dhe lokale për zbatimin e legjislacionit kombëtar, si dhe për rritjen e kapaciteteve absorbuese për ndihmë të huaj.

Mysafir në punëtori ishte specialisti i njohur françez në gjeografi politike, Zhak Levi dhe zëvendës drejtori i agjencisë „Аkiten Nimerik“, Loran-Pjerr Zhilijar.

Në kuadër të punëtorisë u mbajtën dy panel diskutime në temën „Kryeqytetet për 30 vite: sfida të së ardhmes“, ku u bisedua për sfidat e urbanizmit, ndarjen  e mjediseve rurale dhe urbane, çështje të ndërlidhura me procesin e menaxhimit të sipërfaqeve të mëdha hapësinore të trashëguara nga e kaluara ose të ndërtuara në një afat të shkurtër kohor, banesa sociale, raportet midis bashkësive, dallimet sociale, risitë përmes teknologjisë apo arqitekturës, roli i automobilit si mjet transporti dhe transporti publik dhe „Qytete të zgjuara, teknologji të reja “ ku u shqyrtua roli i veglave digjitale në preocesin e udhëheqjes së qytetit, projektet inovative në drejtim të përmirësimit të menaxhimit më të mirë të trafikut dhe vëzhgimit të zonave operative.

Punëtoria është nën organizimin e Institutit Françez në Shkup.