U miratua projekti për ndërtimin e kanalizimit fekal në komunën e Bogovinës

kanalizacijaMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sot në seancën e 59-të, Qeveria e Republikës së Мaqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e projektit “Ndërtimi i kanalizimit fekal në vendbanimet Kamjan dhe Bogovinë, komuna e Bogovinës.

Vlera totale e projektit është 273,133,500.00 denarë, dhe do të realizohet gjatë 3 viteve.
Për vitin 2021, janë siguruar mjete në vlerë prej 78,454,500.00 denarë nga buxheti i Ministrisë, dhe pjesa tjetër janë planifikuar në buxhetet për vitin 2022 dhe 2023.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të fillojë procedurën shumëvjeçare të prokurimit publik sapo komuna përkatëse të kompletojë dhe të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm.