Nuredini: Do të insistojmë në respektimin maksimal të procedurave ligjore

Brifing_Nuredini_novinariSot në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ministri Naser Nuredi, i shoqëruar nga zëvendësministri Jani Makraduli dhe ekipi i ekspertëve të Ministrisë, mbajtën konferencëpër gazetarë lidhur me çështjet aktuale në mjedisin jetësor. Gazetarët nga media të ndryshme u intresuan kryesisht për incidentin në rrethin e ish-fabrikës Ohis. Inspektori shtetëror i Mjedisit Jetësor, i cili e udhëheq këtë çështje dha informacion të detajuar për rrjedhën e ngjarjeve dhe aksionet e ndërmarra, duke konfirmuar edhe një herë se nuk ka vend për shqetësim dhe panik. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka mbikëqyrur rregullisht procesin e riambalazhimit të mbeturinave të rrezikshme në Ohis përmes kontrolleve të rregullta dhe që nga incidenti ka qenë vazhdimisht i pranishëm në terren duke kontrolluar dhe mbikëqyrur me vigjilencë terrenin. Edhe pse rezultatet zyrtare të analizës së mostrave të marra nga ajri nuk janë dorëzuar ende nga autoritetet kompetente, megjithatë, sipas njohurive fillestare nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim serioz.

Ministri Nuredini informoi mediat se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të ndjekësqarimin e këtij rasti, do të përcaktojë përgjegjësinë dhe shkeljet eventuale të procedurës së përcaktuar për largimin e mbeturinave të rrezikshme historike dhe do të kërkojë respektimin maksimal të procedurave ligjore.