NJ O F T I M për përgatitjen e aktit për shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur

Bazuar në të dhënat nga Studimi për vlerësimin e vlerave natyrore të Maleve të Maleshevës dhe të Vlainës me një propozim për krijimin e zonës së mbrojtur – Maleshevën dhe duke marrë parasysh vlerat gjeologjike, gjeomorfologjike dhe biologjike, si dhe rëndësinë e veçantë për banorët e Berovës dhe Pehçevës, u imponua përfundimi se Malesheva i plotëson kriteret për t’u shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë V – zonë e mbrojtur.

Pas një iniciative të paraqitur nga MMJPH-ja, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një Vendim mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Maleshevës për zonë të mbrojtur në kategorinë V – Peisazhi i Mbrojtur dhe udhëzoi MMJPH të zhvillojë një debat publik sipas propozimit, të përgatisë aktin përfundimtar për shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë të mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur dhe t’ia paraqesë propozimin përfundimtar Qeverisë për miratim.

Qëllimi:

Me shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur në kategorinë e zonës së mbrojtur do të mundësohet: mbrojtja, ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i vlerave natyrore të zonës së mbrojtur, emërimi i një entiteti menaxhues që do të kujdeset për zonën e mbrojtur, si dhe miratimi i Planit të Menaxhimit në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës.

Shpallja e Maleshevës si zonë e mbrojtur ka për qëllim përmbushjen e detyrimeve të Planit Hapësinor Shtetëror (2004), qëllimet Aichi të Konventës për Diversitetin Biologjik (CBD), qëllimet dhe veprimet e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017 -2027), Strategjiën Kombëtare për Biodiversitetin me Planin e Veprimit për periudhën (2018-2023), si dhe progresin në zbatimin e direktivave të BE-së për habitatet dhe zogjtë, konventat ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar nga vendi ynë (CBD, Bern, CITES, Bonn, Ramsar).

Afati kohor për hartimin e aktit:

Korrik 2021 – përgatitja e  draft – Vendimit mbi pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur;

Gusht 2021 – njoftimi i draft – Vendimit në faqen e internetit të MMJPH-së dhe ener portalit, organizimi i takimeve, debateve publike, shqyrtimi i vërejtjeve të paraqitura nga MMJPH dhe futja e vërejtjeve të paraqitura;

Shtator 2021 – Publikimi i versionit të dytë të tekstit dhe dorëzimi i projekt Vendimit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për konsultim dhe miratim ndërministror.

 

Palët e tanguara:

 

Organet e administratës shtetërore:

- Ministria e Ekonomisë;

- Ministria e Financave;

- Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë;

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave;

- Ministria e Transportit dhe Lidhjeve;

- Ministria e Kulturës, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore;

- Ministria e Mbrojtjes;

- Ministria e Vetëqeverisjes Lokale;

- Sekretariati për Legjislacionin;

- Sekretariati për Çështjet Evropiane;

- Agjencia e Planifikimit Hapësinor;

- IK Qendra Konservuese  – Shkup;

- Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike;

- Agjencia për Kadastër të Patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit në Maqedoni

- Zyra e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

ü  Njësitë e vetëqeverisjes lokale:

‐ SHNJVL (Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale);

- Komuna e Berovës;

- Komuna e Pehçevës;

- Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Planifikimit Lindor.

 

ü  Ndërmarrjet dhe institucionet publike:

- NP Pyjet Kombëtare;

- EVN Maqedoni Elektranat SHPKNJP Shkup

- SHA MEPSO – Operatori i Sistemit të Transmetimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kompania Aksionare për Transmetimin e Energjisë Elektrike dhe Menaxhimin e Sistemit Energjetik;

- Federata e Sporteve Alpinistike të Maqedonisë;

 

ü  Institucionet shkencore

‐ Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë;

‐ Fakultetit i Shkencave Matematike – Natyrore, Instituti i Biologjisë dhe Instituti i Gjeografisë;

‐ Fakulteti i Pylltarisë, Shkup;

- Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, Shkup;

- Muzeu i Historisë Natyrore të Maqedonisë;

- Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Shkup;

- Universiteti “Goce Dellçev”, Shtip.

 

ü  Odat Ekonomike

- Oda Ekonomike e Maqedonisë;

- Shoqata e Odave Ekonomike të Maqedonisë;

- Oda e Tregtisë së Maqedonisë Veriperëndimore.

ü  Organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

 

  1. Mënyra e përfshirjes së publikut të tanguar:

‐ Publikimi i projekt – aktit në faqen e internetit të MMJPH-së dhe ENER-it;

- Debati publik sipas projekt-aktit (data e saktë e debatit publik do të publikohet në mënyrë plotësuese në faqen e internetit të MMJPH-së dhe në mediat publike);

- Kërkimi i mendimeve dhe mbajtja e takimeve me palët e tanguara.

 

  1. Adresa e postës elektronike ku palët e tanguara do të jenë në gjendje të shkarkojnë versionin elektronik të ndryshimeve të propozuara në ligj dhe draft Raportin për VNR-në:

-          www.ener.gov.mk

-          www.moepp.gov.mk

 

  1. Adresa dhe / ose adresa e postës elektronike ku mund të paraqiten mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet:

-          infoeko@moepp.gov.mk

 

  1. Personi përgjegjës për kontakt në ministri:

-          Vllatko Tërpeski, udhëheqës i Sektorit për Natyrën E-mail: v.trpeski@moepp.gov.mk

-          Vesna Indova, udhëheqëse e Sektorit të BE-së E-mail: v.indova@moepp.gov.mk