Në aktivitetet për përmirësimin e cilësisë së ajrit do të angazhohen edhe ekspertë amerikanë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, realizoi një takim me zv. kryetarin e seksionit politik dhe ekonomik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në RM, Veronika Skarborou. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në sferën e përmirësimit të cilësisë së ajrit ambiental. Ambasada Amerikane paralajmëroi mundësinë për sigurimin e një eksperti i cili do t’i ndihmonte ekipit të ekspertëve kombëtarë në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të planit kombëtarë për mbrojtjen e ajrit ambiental si dhe zhvillimin dhe hartimin e planeve lokale për cilësinë e ajrit.