Zëvendësministrja Odxhaklieska viziton zonat dhe kullotat e djegura bujqësore në Kumanovë

Заменик министерката Оџаклиеска во посета на опожарените земјоделски површини и паZëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, dje ishte për vizitë në terren në zonat dhe kullotat e djegura bujqësore në Kumanovë, me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi dhe Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor.

Në takim u diskutua për  nevojën e veprimit të shpeshtë, të koordinuar dhe në kohë midis të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që të minimizohen këto fenomene dhe të vihen nën kontroll në të ardhmen.

Me këtë rast, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se djegia e tokës bujqësore dhe kullotave ka pasoja të rënda negative në mjedis. Sipas saj, kjo shkakton prishjen e ekuilibrit natyror në ekosisteme, emetimin e ndotësve në ajër, si dhe parandalimin afatgjatë të përdorimit të mëtejshëm të tokës për qëllimin parësor, prodhimin e kulturave bujqësore ose kullotjen e kafshëve.

Për vizitë në terren në Kumanovë, përveç Oxhaklieskës ishin edhe drejtori i Inspektoratit të Bujqësisë Zoran Shapuriq dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor  Sreten Stojkovski.