Përfunduan edhe tri aktivitete të projektit për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit

UNEP_1Në kuadër të projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës” u realizuan edhe tre aktivitete të tjera të projektit rezultatet e të cilave u prezantuan në ngjarjenpërfundimtareonlajn.

Me aktivitetin e projektit, “Përpilimi i hartave të vegjetacionit pyjor për tri rajone pilot që mbështesin bashkësitë bimore me specie të rralla dhe të rrezikuara” për herë të parë në vendin tonë u përpiluan hartat e vegjetacionit pyjor për tri njësi pilot duke përdorur ” Sistemin ei klasifikimit të mbulesës së tokës” (LCCS), klasifikimi EUNIS i llojeve të habitateve pyjore dhe përfshirja e të dhënave më të mira në dispozicion të fotografive nga ajri, të dhëna nga terreni GIS, si dhe variablat e tokës dhe klimës.

Aktiviteti tjetër i projektit, “Përpilimi i hartës nacionale të erozionit dhe ndjeshmëria në thatësira, identifikimi i rajoneve me rrezik të lartë dhe ndikimi i tyre shumëllojshmërinë biologjikeka të bëjë me përpilimin e hartës sëerozionit dhe ndjeshmërinë në thatësira për tërë territorin e RMV-së si bazë adekuate e të dhënave që duhet të jenë burimi themelor i informacioneve për nivelin kombëtar dhe të njejtat do të shërbejnë si burim themelor i të dhënave për aktivitetet e lidhura me proceset e thatësirës dhe shkretëzimit.

Përmes aktivitetit të tretë të projektit, “Zhvillimi i bazëssë të dhënave për shkallën e vulosjes së tokës dhe humbjes lëndës organike për tri rajone pilot në Maqedoninë e Veriut dhe analiza e ndikimit të tyre në biodiversitetin” në tri rajone pilot u përcaktua zhvillimi i vulosjes së tokës, dhe u krijua një bazë të dhënash dixhitale të lëndës organike të tokës, si dhe udhëzime për azhurnimin, mirëmbajtjen dhe rrjetëzimin e mëtejshëm të të dhënave përkatëse.

Rezultatet përfundimtare të arritura me zbatimin e tre aktiviteteve të projektit duhet të kontribuojnë kryesisht në përmirësimin e politikave kombëtare dhe menaxhimin e pyjeve dhe ekosistemeve pyjore duke aplikuar parime dhe praktika për menaxhimin ekologjikisht të qëndrueshëm të pyjeve (Ecologically Sustainable Forest Management – ESFM) dhe përfshirjen e elementeve të posaçme të biodiversitetit të rrezikuar, si dhe përmirësimin e politikave kombëtare të ruajtjes së biodiversitetit në lidhje me degradimin e tokës. Në të njëjtën kohë, ata duhet të ndihmojnë në zhvillimin e mjeteve dhe bazave të të dhënave të nevojshme për të krijuar udhëzime për përshtatjen e Planit Kombëtar Hapësinor dhe Planeve të Menaxhimit të Pyjeve në lidhje me ruajtjen e biodiversitetit dhe degradimin e tokës, si dhe forcimin e kapaciteteve të planifikuesve hapësinore dheshfrytëzuesve të tjerë relevant për integrimnë ruajtjen e biodiversitetit në planifikimin kombëtar.

Projekti “Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës” është financuar nga Fondi Global i mjedisit jetësor dhe zbatuar përmes Programit të OKB-së për mjedisin jetësor dhe Ministrisë së  Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor dhe Fondacionit Ballkanik për zhvillim të qëndrueshëm.