NUREDINI nga Likova: Me këto projekte përmirësojmë kushtet për jetesë

НУРЕДИНИ од Липково Со овие проекти ги подобруваме условите за живот Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës Erkan Arifi, të shoqëruar nga zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, deputetët е zonës Arber Ademi dhe Berat Ajdari, sot në prani të banorëve lokal, bënë përurimin e impjantit në filter stacionin për furnizim me ujë në Komunën e Likovës.

Mjetet finansiare për këtë projekt në vlerë prej rreth 56 milionë denarë u siguruan nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Nga buxheti aktual i MMJPH-së, vijon realizimi i projekteve kapitale për furnizimin me ujë në vlerë totale prej 68 milionë denarë.

Ministri Nuredini theksoi se uji i pastër është nevojë themelore e çdo qytetari të vendit dhe se është e nevojshme të sigurohet kjo e drejtë themelore kushtetuese.