Ministri Nuredini – panelist i Forumit Ekonomiko-Financiar, Shkup – SEFF

Ekonomski forum SkopjeMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot në kuadër të ditës së dytë të Forumit Ekonomiko-Financiar, Shkup – SEFF merr pjesë në panel sesionin kushtuar energjisë dhe tranzicionit të gjelbër. Në lidhje me këtë temë në panel u diskutua edhe nga drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë Artur Llorkovski, ambasadori i BE-së David Gir, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Armen Grigorijan, drejtori i KfW Bankës për Zhvillim Rene Esheman, drejtor i Bankës për Zhvillim Social në Evropë CEB Kristijan Tabakaru, drejtori ekzekutiv i EVN-së Stefan Peter dhe kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji Marko Bislimovski.

U shkëmbyen mendime për statusin e Maqedonisë së Veriut në raport me Bashkimin Evropiannë procesin e tranzicionit të ekonomisë në ekonomi të gjelbër, në aspektin e arritjes së synimeve të përcaktuara kombëtare për neutralitet klimatik, me çfarë sfidash përballet dhe si t’i tejkalojë ato.

- Duke vënë në dukje se si vend në vitet e fundit, kemi zhvilluar në mënyrë aktive strategji, politika dhe plane kombëtare gjithëpërfshirëse, në radhë të parë Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040, e cila është Strategjia e parë e tillë midis shteteve anëtare të Komunitetit të Energjisë, pastaj Kontributi Kombëtar i Rishikuar në Marrëveshjen e Parisit (eNDC) qëe pasqyron “Skenarin e Gjelbër” të Strategjisë Kombëtare dhe integron aspektet klimatike dhe ekologjike në masat e rekomanduara që mundësojnë modernizimin dhe transformimin e përgjithshëm të sektorit të energjisë, deri në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshme dhe Kontributin Kombëtar të Rishikuar në Marrëveshjen e Parisit, ministri Nuredini, rikonfirmoi përkushtimin e zhvillimit ekonomik të vendit tonë për të ndjekur një rrugë me nivele të ulëta të karbonit dhe rezistencë ndaj ndryshimeve klimatike.

Ai tha se vendi ynë ka bërë progres fillestar në zbatimin e instrumenteve financiare për të zbutur gjurmën e karbonit të ekonomisë në sektorin e energjisë dhe sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë, por theksoi se vëllimi i investimeve të nevojshme për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për zbatimin e ENDC-së tonë e tejkalon aftësinë aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të financuar tranzicionin e parashikuar.

- Prandaj nevojiten instrumente dhe mbështetje financiare të reja apo të përmirësuara – shtoi Nuredini.