9-të të Platformës Ndërkombëtare Ndërqeveritare dhe Shkencore për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES)

Në kuadër të takimit të 9-të të Platformës Ndërkombëtare Ndërqeveritare dhe Shkencore për Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES), që po mbahet në Bon të Gjermanisë, merr pjesë një delegacion nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, i udhëhequr nga drejtori i Mjedisit Jetësor Hisen Xhemaili.

IPBES

Në takim marrin pjesë përfaqësues nga institucionet qeveritare të vendeve nga e gjithë bota, organizata ndërkombëtare mjedisore dhe natyrore, donatorë dhe organizata joqeveritare.
Qëllimi i takimit i IPBES-9 është shqyrtimi i mundësive të krijimit të një strukture dhe harmonizimit të qëndrimeve për një platformë ndërkombëtare për bashkëpunim ndërmjet vendeve të botës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e diversitetit biologjik dhe shërbimet e ekosistemit në një mënyrë që do të mundësojë përdorimin e qëndrueshëm të tyre. Përfaqësues nga MMJPH marrin pjesë në seancat plenare për rajonin e Evropës Lindore, ku shqyrtohen dy

tema: vlerësimi i diversitetit biologjik në drejtim të përdorimit të qëndrueshëm dhe ndërtimit të kapaciteteve, shkëmbimi i njohurive dhe të dhënave dhe bashkëpunimi me banorët lokal.

Vendi ynë është anëtar i IPBES që nga prilli i 2022.
#IPBES9