Debat  publik për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin – Instalimi i impiantit të prodhimit të energjisë elektrike në Euronikel Industries, k. Kavadar 18.01.2023 

Informacioni  për mbajtjen e debatit  publik për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin – Instalimi i impiantit të prodhimit të energjisë elektrike në Euronikel Industries në komunën e Kavadarit, për nevojat e investitorit “EURONIKEL INDUSTRIES” SH.PK nga Kavadari.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në pajtim me nenin 90 paragrafi 1 pika 3 të Ligjit për mjedisin jetësor (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 53/2005, 81/2005, 24/2007, 159/2008, 83/2009 , 48/2010, 124/2010, 51/2011, 123/2012, 93/2013, 187/2013, 42/2014, 44/2015, 129/2015, 192/2015, 39/2016 dhe 99/2018 dhe Gazeta e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 89/2022 dhe 171/2022) njofton publikun e interesuar se investitori “EURONIKEL INDUSTRI” SH.PK nga Kavadari, me seli në f. Vozarci, Kavadar, ka dorëzuar Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin – Instalimi i impiantit të prodhimit të energjisë elektrike në Euronicel Industries në komunën e  Kavadarit.

Studimi është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorwww.moepp.gov.mk, në hapësirat e Sektorit  për Komunikim me Publikun të Ministrisë me seli në rr. “Kej Dimitar Vlahov” nr. 4 çdo ditë pune nga ora 8:30 deri në 16:30 si dhe në ambientet e Komunës së Kavadarit.

Në bazë të nenit 91 paragrafi 1 të Ligjit për mjedisin jetësor, do të mbahet Debat publik për Studimin e  Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin – Instalimi i impiantit për prodhimin e energjisë elektrike në Euronicel Industries në komunën e Kavadarit.

më datë  18.01.2023  (e mërkurë)  me fillim në ora  11 në sallën e madhe në Komunën e Kavadarit me adresë në Sheshin Marshall Tito pn.