Shukova: Ne kujdesemi për qytetarët dhe ndihmojmë komunat në rajonin e Pollogut të ekspozuara ndaj përmbytjeve të shpeshta

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigoryan dhe kryetari i komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinoski, sot ishin në një vizitë në terren në lokacionin në fshatin Tudencë, ku po fillojnë punimet për sanimin dhe rregullimin e shtratit të rrjedhës së sipërme të lumit Vardar në komunën e Jegunovcës.Sukova_Jegunovce

Në fjalimin e saj, ministrja Shukova theksoi se rajoni i Pollogut është një zonë jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj fatkeqësive të motit, siç janë vërshimet, të cilat shpeshherë kanë pasoja katastrofike për banorët.Sukova_Jegunovce_Gradonacalnik

-    Për këtë arsye, duke aplikuar një qasje të integruar me mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira si donatorët, qeveria, pushteti lokal dhe komunitetet, ne i ndihmojmë komunitetet lokale në rritjen e rezistencës ndaj fatkeqësive të tilla natyrore – theksoi ajo, duke përmendur se sanimi i shtretërve të lumenjve, para së gjithash, nënkupton pastrimin e shtratit natyror nga mbeturinat e ndërtimit, mbeturinat komunale dhe ato të rënda, si dhe nga vetë shtrati i bimësisë që pengon rrjedhën e lumit.Sukova_Jegunovce_izvedbeni raboti

Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigoryan, vlerësoi se vërshimet në rrjedhën e sipërme të Vardarit, në komunën e Jegunovcës, janë kërcënim i shpeshtë për shtëpitë dhe pronat bujqësore të banorëve të fshatrave në këtë rajon, gjë që u konfirmua edhe gjatë muajit qershor, kur lumi u derdh dhe u përmbyt dy herë.Sukova_Jegunovce_izvedbeni raboti_UNDP

-     Nga ky intervenim do të përfitojnë drejtëpërdrejt rreth 3.000 banorë të komunës së Jegunovcës dhe rreth 10.000 banorë të qytetit të Gostivarit, përmes forcimit të rezistencës dhe zvogëlimit të rreziqeve nga vërshimet – tha Grigoryan.Sukova_Jegunovce_izvedbeni raboti_UNDP

Projekti “Përmirësimi i rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut”, në kuadër të të cilit do të zhvillohen aktivitete për sanimin dhe rregullimin e shtratit të rrjedhës së sipërme të lumit Vardar, do të realizohet në dy lokacione, në komunën e Jegunovcës, si dhe në komunën e Gostivar, në gjatësi totale prej 17,2 kilometra dhe stabilizimi i 12 pjesëve më kritike të lumenjve me gjatësi totale prej 1.8 kilometrash.Sukova_Jegunovce_UNDP

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekti është pjesë e Programit më të gjerë për Reduktimin e Kërcënimeve dhe Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore, kryesisht nga përmbytjet në rajonin e Pollogut dhe qëllimi i tij është të inkurajojë ndryshimin transformues në menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në rajon, që do të përmirësojë rezistencën e përgjithshme në rajonin e Pollogut dhe do të ndihmojë në harmonizimin e sistemit të menaxhimit të përmbytjeve në nivel vendi me BE-në dhe konceptet dhe qasjet e tjera moderne.

 

Për realizimin e këtyre dy intervenimeve, Zvicra përmes dy agjencive: Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariatit Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) për ndërhyrje në lumenjtë Vardar Gostivar dhe Vardar Jegunovcë ka ndarë 1,5 milionë dollarë, kurse kontributi i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është në vlerë prej 220 mijë dollarë. Projekti zbatohet në partneritet me UNDP-në.