Shukova në një takim me ambasadoren e Greqisë, Filipidu

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, sot realizoi një takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në R. e Maqedonisë së Veriut , E.S. Sofiia Filipidu.

Në fokus të bisedës ishin aktivitetet për ruajtjen dhe promovimin e rajonit të Liqenit të Prespës, pas ratifikimit të Marrëveshjes trepalëshe për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Parkut të Prespës, që u nënshkrua nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria, si dhe takimi i ardhshëm i autoriteteve kyçe që menaxhojnë dhe rregullojnë parkun.

Шукова на средба со амбасадорката на Грција, ФилипидуMinistrja theksoi se priten konsultime të gjera në lidhje me menaxhimin ndërkufitar të Parkut të Prespës, për të mundësuar menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore dhe nxitjen e zhvillimit social-ekonomik për popullsinë vendase të të tre shteteve.

Rajoni i Prespës, si një ekosistem unik, do të zhvillohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në vlerë prej 18 milionë euro të siguruara përmes programit EU4Prespa në kuadër të Programit Vjetor IPA III.

U diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen të dy vendet në lidhje me funksionalitetin e hidrosistemit të liqenit të Dojranit, gjegjësisht nevojën për rindërtimin e stacionit të trajtimit të ujit, si një nga projektet më të rëndësishme të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në pjesën e mbrojtjes së mjedisit. Nëkëtë  takim u diskutua edhe për angazhimin e dy vendeve në mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve ujore në pellgun më të gjerë të lumit Drin, mbi vizionin për menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut dhe hapat e parashikuara për të ardhmen.

Shukova dhe Filipidu u dakorduan se është i nevojshëm institucionalizimi i bashkëpunimit, komunikimit aktiv dhe veprimit të koordinuar, për të realizuar me sukses projektet e përbashkëta në fushën e menaxhimit të mjedisit, të cilat janë me rëndësi strategjike dhe prioritet i përbashkët i të dy vendeve.