Shukova: Mbrojtja e natyrës dhe diversiteti biologjik nuk njohin kufij. Në mënyrë aktive jemi të përfshirë në Platformën Rajonale për Menaxhimin e Mishngrënësve të Mëdhenj në Rajonin Dinarik-Ballkanik-Pindus

Sot në Shkup u mbajt punëtoria e tretë e Platformës Rajonale për Menaxhimin e Mishngrënësve të mëdhenj në Rajonin Dinarik-Ballkanik-Pindus, e cila u vlerësua si kyçe për zhvillimin dhe funksionimin e mëtejshëm të Platformës.Шукова: Заштитата на природата и биолошката разновидност не познаваат граници. Активно сме вклучени во Регионалната платформа за управување со крупни месојади во Динарскио-Балканско-Пиндскиот регион

Që nga krijimi i kësaj platforme e deri më sot, numri i vendeve që i bashkohen, si dhe numri i të interesuarve është në rritje. Në vitin 2018, autoritetet rajonale dhe palët e interesuara shprehën dëshirën për një strukturë më të formalizuar për bashkëpunim në menaxhimin e mishngrënësve të mëdhenj. Që atëherë, një sërë aktorësh kanë punuar së bashku për të krijuar Platformën, dhe shtetet anëtare e shpallën dhe e themeluan atë në konferencën e tyre të parë në nëntor 2021.

Në konferencën e sotme morën pjesë gjashtëdhjetë përfaqësues të të 10 vendeve anëtare nga rajoni Dinarik-Ballkanik-Pindus: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Greqia dhe Bullgaria.2

- Ruajtja e mishngrënësve të mëdhenj, sado pretencioze të tingëllojë, është në fakt një tregues i gjendjes së ruajtjes së biodiversitetit dhe menaxhimi i mishngrënësve të mëdhenj mbetet një prioritet i nivelit të lartë dhe është në përputhje me Kornizën Globale për Diversitetin Biologjik, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Marrëveshja e Gjelbër Evropiane – theksoi ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në fjalën e sajë përshëndetëse. Njëkohësisht, Shukova theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor është e përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet e kësaj platforme rajonale sepse mbrojtja e natyrës dhe diversiteti biologjik nuk njohin kufij. Ministria krahas kësaj se në legjislacionin kombëtar për mbrojtjen e natyrës, ka përcaktuar rrugën me të cilën do të arrijë qëllimet kombëtare, ajo zhvillon bashkëpunim të gjerë me institucionet ndërkombëtare dhe është e përfshirë në rrjetet ndërkombëtare evropiane.Bears-iStock-LuCaAr-1140x641

Rajoni Dinarik është një nga rajonet më të pasura në Evropë për sa i përket numrit dhe diversitetit të llojllojshmërisë bilogjike dhe është shtëpia e tre llojeve të mishngrënësve të mëdhenj (ariut, ujkut dhe rrëqebullit). Në këtë kontekst, platforma e rajonit Dinarik-Ballkanik-Pindus do të vazhdojë si një organ strategjik për bashkëpunimin rajonal, për shkëmbimin e informacionit, koordinimin monitorues, koordinimin e menaxhimit, mbështetjen për respektimin e kërkesave të ligjeve ndërkombëtare dhe të BE-së dhe mbështetjen e zbatimit të “menaxhimit të nivelit të popullsisë” ndërkufitare. Në konferencën e sotme do të përvijohen drejtimet dhe metodat e funksionimit të mëtejshëm të Platformës.