SHUKOVA: Po vendosim një koordinim më të mirë dhe përfshirje më intensive të përpunuesve kolektivë të mbeturinave në funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe përfaqësuesit e të gjashtë përpunuesve kolektivë të mbeturinave të regjistruar në vendin tonë, sot kanë mbajtur një takim konsultativ për harmonizim dhe koordinim më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta në menaxhimin e mbeturinave. Ministrja Shukova i njoftoi të pranishmit për intensifikimin e aktiviteteve për vendosjen në funksion të sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave, për nevojën e përfshirjes më intensive shtesë të aktorëve kolektivë në sigurimin e pajisjeve të nevojshme – automjeteve, kontejnerëve dhe enëve të tjera për seleksionimin e mbeturinave, por edhe në zhvillimin e shprehive pozitive të qytetarëve për trajtimin e duhur të mbeturinave si parakusht i rëndësishëm për funksionimin e suksesshëm të sistemit.

ШУКОВА: Воспоставуваме подобра координација и поинтензивно вклучување на колективните постапувачи со отпад  во функционирањето на системот за управување со отпадPërfaqësuesit e përpunuesve kolektivë të mbeturinave prezantuan programet e tyre vjetore dhe informuan për problemet me të cilat përballen në lidhje me zbatimin e legjislacionit dhe në varësi të nivelit të zhvillimit të mjediseve lokale.

Në takim u diskutua edhe për nevojën e koordinimit me aktorë të tjerë, të cilët janë një hallkë e rëndësishme për vendosjen në funksion të një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave. Ata u dakorduan për një takim tjetër në fund të muajit maj, në të cilën do të ftohen përfaqësues të BNJVL-së, ADKOM-it dhe Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit.