Ekspertët holandezë do të ndihmojnë në hartimin e Planit të ri hapësinor të RMV-së

Sredba_NurediniMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, pati një takim pune me ambasadorin holandez në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dirk Jan Kop. Qëllimi i takimit ishte vendosja e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e planifikimit hapësinor para fillimit të aktiviteteve për hartimin e Planit të ri hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dokumenti më i rëndësishëm planifikues strategjik.

Takimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe ishte jashtëzakonisht konstruktiv, në drejtim të mbështetjesnga Mbretëriae Holandës përmes ekspertëve holandezë ngasfera e planifikimit hapësinornë formësimin e konceptit të planit të ri hapësinor të RMV-së. Për arritjen e këtij qëllimi, u propozua të organizohet një konferencë, në të cilën do të ftoheshin ekspertë vendas dhe të huaj si dhe të gjithë palët e interesuara dhe publiku.

Në fund, u konkludua se një ngjarje e tillë do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për të dy palët, veçanërisht për RMV-në në sigurimin e ndihmës së ekspertëve për krijimin e një dokumenti të tillë strategjik themelor siç është Plani hapësinor.