Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot mbajti fjalim në punëtorinë rajonale për tatimin e karbonit, në kuadër të projektit rajonal “Tranzicioni në emetimin e ulët dhe ekonominë rezistente ndaj klimës në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, që po mbahet në Shkup.
Punëtoria kishte për synim të mundësojë shkëmbimin e përvojave, nevojave dhe mundësive për zbatimin e çmimit të karbonit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, me fokus në një qasje rajonale ndaj elementëve të përzgjedhur.
Temat që do të shqyrtohen përfshijnë:
• Futjen e tatimit rajonal të karbonit, në kuadër të zbatimit të mundshëm të mekanizmit të përshtatjes së kufirit të karbonit (CBAM) në BE dhe drejt pjesëmarrjes në sistemin e tregtimit të emetimeve të BE-së (EU ETS).
• Shkëmbimin e mësimeve të nxjerra, mjeteve dhe materialeve të mëtejshme për drejtimet në zbatimin e çmimeve të karbonit
• Mundësitë për ndarjen e një pjesë të infrastrukturës për çmimet e karbonit.
Organizatorët informuan se është planifikuar një seminar i nivelit të lartë, me pjesëmarrjen e ministrave përgjegjës për financat në rajon. Projekti mbështetet financiarisht nga BE.