Turqi: ЕКО Konferenca për ndryshime klimatike

turcija 3(27.03.2015) Sot , ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mori pjesë dhe mbajti fjalim në mbledhjen e përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare të EKO Sekretariatit (Economic Cooperation Organization), të vendeve ballkanike dhe organizatave ndërkombëtare, që u organizua në kuadër të EKO Konferencës për ndryshime klimatike e cila më 25-27 mars, mbahet në Safranbollu të Turqisë. Në këtë segment të lartë të konferencës, ministri Izairi i prezantoi aksionet e deritanishme dhe ato të ardhshme të Maqedonisë për reduktimin e emisioneve të gazrave serë dhe ballafaqimin me ndryshimet klimatike, e në kontekst të aktiviteteve që i ndërmarrin këto vende në prag të Samitit të klimës në Paris 2015 (COP21).

Duke shprehur shqetësimin nga ndikimet negative të ndryshimeve klimatike si dhe nga pasojat serioze ekologjike, sociale dhe ekonomike që i shkaktojnë, ministri Izairi në fjalimin e tij vuri në dukje:

- Për derisa bota marshon drejt Konferencës së dhjetorit të Palëve (COP21) – Samitit të klimës në Paris, qeveritë përcaktojnë se çfarë aksionesh duhet që të ndërmerren që t’i reduktojnë emisionet dhe të ballafaqohen me ndryshimet klimatike. Përkushtimi i Republikës së Maqedonisë për reduktimin e emisioneve të gazrave serë dhe ngadalësimin e ngrohjes globale është me intensitet të ndryshëm gjatë viteve të kaluara. Përgatitjet tona për Konferencën e Parisit zhvillohen në disa nivele: në nivel teknik edhe në partneritet me shkencën, duke u shprehur përmes analizave më të realizueshme, por në të njëjtën kohë dhe kontribute më ambicioze kombëtare për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Kjo mbështetet në respektimin e parimit për pjesëmarrje të publikut dhe të gjitha anëve të tanguara. Në pajtim me Programin e punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, është parashikuar miratimi i të a.sh dokument politik i cili do ta prezantoj kontributin tonë kombëtar në përpjekjet globale për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Do të vijojë dorëzimi i këtij dokumenti në Sekretariatin e Konventës së KB-së për ndryshime klimatike dhe Drejtorinë e Klimës së BE-së, më së voni deri në shtator të këtij viti. Të gjitha masat që lidhen me ndryshimet klimatike në vendet tona, të zhvilluara edhe në zhvillim, përmes zbutjes dhe përshtatjes, duhet që të jenë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm si destinacion i fundit. Prandaj, obligimet tona duhet që të marrim seriozisht dhe të veprojmë njëkohësisht, individualisht dhe në mënyrë kolektive, të planifikojmë me kujdes dhe ta përcaktojmë kursin më të mirë të veprimit që t’i reduktojmë emisionet dhe të përshtatemi ndaj ndryshimeve klimatike, kështu që do t’i bëjmë vendet tona më rezistuese në pikëpamje të klimës. Me këtë fazë të re në bashkëpunimin ndërkombëtar për ndryshime klimatike, duhet që të kontribuojmë përmes realizimit të aksioneve që do të rezultojnë me reduktime reale të emisioneve dhe masave adekuate për përshtatje dhe përmes punës së përbashkët të arrijmë një të ardhme të fuqishme ekonomike, të qëndrueshme klimatike dhe fleksibile.

Përndryshe, kjo mbledhje është në pajtim me vendimin e mbledhjes së 5-të EKO Ministrore të mjedisit jetësor së dhe ka për qëllim avancimin e agjendës rajonale për mbledhje e 21-të të Konferencës së Palëve (COP) të Konventës Kornizë për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) e cila duhet të mbahet në dhjetor të vitit 2015 në Paris.