Aktivitetet më të rëndësishme të sublimuara të MMJPH-së nga viti 2020 – 2022

Duke qenë një ndër prioritetet më lartë të vendosura në agjendën strategjike të Qeverisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është e vendosur fortë në përmbushjen e synimeve strategjike dhe ambicioze, të përcaktuara qartë në fusha të ndryshme të mjedisit jetësor.

Janë ndërmarrë një sërrë aktivitetesh për realizimin e projekteve infrastrukturore në të cilat prioritet është sigurimi i sistemeve të furnizimit me ujë për çdo vendbanim në shtet, përkujdesi për shtretërit e lumenjve, ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, krijimi i sistemeve rajonale për menaxhimin e mbetjeve dhe krijimi i ekonomisë rrethore.

Konkretisht në fushën e menaxhimit të ujërave gjatë viteve 2020-2022 në buxhetin e Ministrisë u siguruan afërsisht 831 milionë denarë për ndërtimin e sistemeve për furnizim me ujë dhe mirëmbajtjen ose përmirësimin e sistemeve ekzistuese. Ndërsa për ndërtim kolektorëve dhe kanalizimeve fekale përfshirë edhe mbështetjen finansiarë për përpilim të dokumentacioneve për projekte përkatëse, për të njëjtën periudhë në buxhetin e Ministrisë u siguruan rreth 991 milione denarë. Vetëm ne fund të vitit 2022, nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor, për realizim të projekteve të ndryshme kapitale në sferën e mjedisit jetësor, për komunen e Likovës u siguruan dhe u transferuan 200 milion denarë shtesë, për komunën e Dojranit 65 milion denarë dhe për komunën e Kërçovës 37 milion denarë.

Janë realizuar projekte jashtëzakonisht të rëndësishme në radhë të parë në interes dhe mbrojtje të popullatës dhe sigurimit të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke përmirësuar rezistencën e komuniteteve ndaj fatkeqësive nga vërshimet siç janë punimet ndërtimore për rregullimin e shtratit të lumit në fshatin Shipkovcë dhe në Bogovinë.

Si projekte të rendësishme, theksojmë aktivitetet ndërtimore të cilat janë në përfundim e sipër, për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Bogovinës, komunën e Tearcës dhe komunën e Gostivarit, u rikthyen mjete për buxhetin e komunës së Strugës, njëkohësisht u siguruan mjete për ndërtim të kolektorit Radozhdë-Kalisht, si dhe u siguruan mjete për mbulimin e kanalit të Haraçinës, ndërsa punimet ndërtimore për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit filluan në komunën Gazi Babë. Nga buxheti i vitit aktual (2023) si projekte më të mëdhaja kapitale theksojmë fillimn e  punimeve për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në komunën e Bogdancit me vlerë rreth 250 milion denarë. Gjithashtu mjete finansiare për investime, prokurime shumëvjeçare,  janë paraparë për komunën e Berovës, me vlerë rreth 74 milion denarë për rikonstruim të filter stacionit për ujë të pijshëm. Të tjera të cilat mund të veçohen si Kriva Pallankë me vlerë rreth 15 milion denarë, Negotinë afërsisht 22 milion denarë, Saraj rreth 470 milion denarë, Shën Nikollë rreth 64 milion denarë etj.

Nga Banka Evropiane për Investime, në kuadër të Marrëveshjes Financiare u siguruan 50 milionë euro të cilat do të menaxhohen nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Me këto mjete finansiare do të vazhdojë mbështetja ngritjen e infrastrukturës komunale dhe do të të stimulojnë zhvillimin e komunave në vend.

 

Menaxhimi i duhur, modern dhe i qëndrueshëm i mbeturinave ka qenë një sfidë për vendin tonë për shumë vite. Nga njëra anë, kjo ka rezultuar në degradimin e mjedisit jetësor përreth nesh, por gjithashtu në humbjen e mundësiive për zhvillimin e potencialit ekonomik në këtë sferë. Për këto arsye, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor këto vite u fokusua në një reformë të plotë të legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, si dhe sigurimin e investimeve të nevojshme për të vendosur me në fund infrastrukturën themelore të nevojshme për menaxhimin e mbeturinave në vendin tonë.

 

Pas miratimit të gjashtë ligjeve të reja për mbeturinat të bazuara në parimet e ekonomisë rrethore dhe parandalimin e mbeturinave, përkatësisht të orientuara në ripërdorim, riciklim dhe përpunim, me kërkesë të Ministrisë së mjedisit jetësor, Qeveria miratoi fillimin e procedurës së linjës kreditore nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave në vlerë prej 55,36 milionë euro. Këto mjete finansiare, me përjashtim të rajonit Verilindor dhe Lindor ku tashmë janë siguruar fonde nga programi IPA i Bashkimit Europian,  do të përdoren për të investuar në infrastrukturën bazë në rajonin Juglindor, Vardar, Pellagoni, Jugperëndimor dhe rajonin e Pollogut. Fushëveprimi i  projekteve investive përfshin prokurimin e kontejnerëve, prokurimin e automjeteve të grumbullimit, ndërtimin e stacioneve të transferimit dhe ndërtimin e deponive sanitare.

 

Në këtë drejtim veçojmë iniciativat dhe përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor në sigurimin e grantit në vlerë prej 1.9 milionë frangash zvicerane dhe mbështetjen në realizimin e masave të shpejta në deponinë Rusino, përfshirë ndërtim të sistemit për menaxhim e rrjedhjet, instalimi i peshores, me të cilën saktë përcaktohen sasitë e mbeturinave që derdhen në lokacion dhe zyra për të punësuarit. Realizimi i këtyre masave, në fakt,  ishte parakusht për formimin e ndërmarrjes rajonale për menaxhim me mbeturinat ne rajonin e Pollogut si dhe kusht për të siguruar grant shtesë prej  9 milionë franga zvicerane për fazën e dytë të projektit nga Qeveria e Federatës Zvicerane. Së fundmi u aprovua grant aplikimi në WBIF (Western Balkans Investment Framework. Korrnizë Investimi për Balkanin Perëndimor),  me çka u siguruan rreth 22.5 milion Euro shtesë.

 

Vlen të theksohet që, për herë të parë, nga buxheti i MMJPH-së, respektivisht nga kopmensimet që paguhen në llogari të Ministrisë, për dallim nga vitet paraprake ku maksimalisht kishte në dispozicion rreth 98 milion denarë, në vitin 2023 për mbeshtjetje të komunave për përpilim të dokumentacioneve për projekte kapitale, respektivisht nga Programi për investime në Mjedisin Jetësor, janë siguruar 230 milionë denarë, ndërsa nga Programi i ri për rrjedha të veçanta të mbeturinave 120 milionë denarë të cilat u siguruan nga kompensimi për përdorimin e qeseve të biodegradueshme, të cilat do t’ju kthehen qytetarëve për blerjen e infrsatrukturës, respektivisht pajisjeve-kontejnerëve për selektim të mbeturinave.

 

Në Ministrinë e Mjedisit punohet intensivisht dhe në vazhdimësi realizohen aktivitete për valorizimin dhe rivalorizimin e zonave të mbrojtura dhe për shpalljen e zonave të reja të mbrojtura. Vendi ynë ka progres të dukshëm në fushën e mbrojtjes së natyrës. Zonat e mbrojtura sot zënë 13,9% të territorit të vendit tonë, që i tejkalon parashikimet prej 11,5% të parapara në Studimin për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të përgatitur për Planin Hapësinor të shtetit në vitin 2004. Këto aktivitete kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të Konventave ndërkombëtare dhe në rekomandimet e Direktivave të BE-së. Si zona të reja të mbrojtura u shpallën Malet e Osogovës në kategorinë V-peizash i mbrojtur, Vodno në kategorinë V-peizash i mbrojtur, Maleshevë në kategorinë V-peizash i mbrojtur, Këneta e Studençishtës për monument natyror, në kuvend ligji për për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyre, ndërsa në vijim e sipër procedurat për shpalljen së Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III – monument i natyrës dhe shpalljen e Kënetës së Bellçishtës” për zonë të mbrojtur në kategorinë IV – Park natyror.

 

Veçojmë shpalljen e parkut të parë kombëtar që nga pavarësia e vendit tonë. Me shpalljen e parkut të ri kombëtar Mali Sharr fituam parkun e katërt në vend pas shpalljes së parkut të fundit kombëtar në vitin 1958.

Arritëm që këtë Perlë të regjionit ta vëmë nën mbrojtje dhe në këtë mënyrë jo vetëm të ruajmë këtë pasuri të paçmueshme natyrore, por hapëm edhe mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik, përmirësimin e jetesës së banorëve të zonës, por edhe zhvillimin dhe përparimin e bashkëpunimit rajonal. Kjo zonë tashmë e mbrojtur ndërlidhet me Parkun Kombëtar në Kosovë “Malet e Sharrit” i cili është themeluar në vitin 1986. Kjo tërësi, natyrshëm ndërlidhet me Parkun Kombëtarë “Mavrovë”, ndërsa në Shqipëri me parkun natyror Korab-Koritnik, pra së bashku formohet një nga zonat ndërkufitare më të mëdha të mbrojtura në nivel ndërkombëtar. Në fund të vitit 2022 nga Ministrat e të tre shteteve ndërkufitare, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë dhe Kosovës u nëshkrua Marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar për mbrotje dhe zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik të zonave të mbrojtura. Përveç mbrojtjes, siç u përmend sipër, qëllimi është sigurohet menaxhim i qëndrueshëm i këtyre resurseve dhe sigurim dhe shfrytëzim i mundësive, siç është investimi i paralajmruar strategjik për qendrën e skijimit Kodra e Diellit.

 

Përveç përmirësimeve dhe ndryshime konkrete në rregullore dhe standarde më të rrepta në kornizën ligjore të ajrit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke siguruar mjete finansiare nga buxheti vetanak, grante nga Mbretëria Suedeze dhe mbeshtetje finansiare nga IPA fondet, bëri të mundur prokurimin e paisjeve me instrumente dhe vendosjen e stacioneve të reja, respektivisht funksionimin e plotë të Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit.

Për sa i përket mbetjeve historike, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka arritur progres në përmirësimin e legjislacionit, ku është krijuar mekanizëm për sanimin e mbetjeve historike dhe pikave të nxehta në vend. Gjithashtu, është përcaktuar metodologji për identifikimin e zonave të kontaminuara, me detyrimet specifike të rehabilitimit dhe përmbajtjen e përcaktuar të Planit që do të zbatojë këtë rehabilitim në përputhje me standardet botërore.

Një sukses i veçantë mund të konsiderohet projekti për pastrim të lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e vogël në OHIS, me ç’rast u realizua transporti i sasive të para të lindanit për djegie jashtë shtetit. Punohet intesivisht për identifikimin e pikave tjera të nxehta nga mbetjet industriale në vend dhe për sigurimin e  mjeteve finansiare për pastrimin dhe rehabilitimin e tyre.

Sa u përket projekteve kapitale me mundësi të finasimit të kombinuar, grante, linja kreditore dhe konfinasim nga buxheti i shtetit, do të përmendim projektin për ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për qytetin e Shkupit, pa të cilin është e pamendueshme hyrja e shtetit në Bashkimin Evropian. Investimi kap vlerën e 136 milionë eurove të siguruar me kredi nga BEI dhe BERZH dhe fonde granti në vlerë prej 72 milionë euro nga WBIF.

 

Mbi 110 milionë euro janë siguruar në kuadër të Programit Operativ Sektorial IPA II për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik. Projektet më të mëdha që do të realizohen janë projekti për Rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në komunën e Kërçovës, për të cilin kontrata për punët ndërtimore është në proces të nënshkrimit dhe pritet që së shpejti të fillojnë punimet ndërtimore.

Në mesin e vitit 2023, është parashikuar nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza për komunën e Manastirit me kapacitet mbi 112 mijë banorë, si dhe stacion për pastrimin e ujërave të zeza për komunën e Tetovës me mundësi për të shërbyer mbi 95 mijë banorë të kësaj komune. Janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për fillimin sa më të shpejtë të procedurës së tenderimit dhe fillimin e punimeve.  Në procesin e realizimit të këtyre dy projekteve është parashikuar rehabilitimi dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve.

 

Duke pasur parasysh që politikat e mira dhe zbatimi i suksesshëm kërkojnë një bazë të mirë ligjore, u ndërmorrën sërë aktivitetesh në avancimin e legjislacionit që do të jetë i zbatueshëm në praktikë dhe i cili do të ndjekë ndryshimet dhe trendet e shpejta në sferat e mjedisit jetësor. Përveç pakos së ligjeve të lartëpërmendura,  për menaxhim me mbeturinat, atë për cilësinë e ajrit ambiental, dhe ligjet për shpalljen e zonave të mbrojtura, janë bërë ndryshime në nëntë ligje në fushën e mjedisit jetësor konform Ligjit të ri për kundërvajtje, me të cilat janë paraparë gjoba deri në njëzet herë më të larta për ndotësit. U pregadit dhe hyri në fuqi Ligji për inspektim në mjedis jetësor, ndërsa janë draftuar dhe janë në procedurë miratimi propozim ligji për ndotjen industriale, propozim ligji për ujëra dhe Propozim ligji për Veprim Klimatik.