Takim me Federatën e Alpinizmit të RMV-së 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot priti përfaqësuesit e Federatës së Alpinizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën marrin pjesë më shumë se 50 klube alpinistike.  Në takim u diskutua për gjendjen e shtëpizave malore në vend për të cilën u referuan përfaqësuesit e Federatës së Alpinizmit të RMV-së, të cilët theksuan nevojën e rinovimit dhe mirëmbajtjes së tyre, si objekte të një rëndësie të veçantë për dashamirësit e natyrës.

Të dyja palët theksuan gatishmërinë për bashkëpunim në mbrojtjen e natyrës që është në interes të të gjithë publikut, si dhe hapjen e mundësive të reja për zhvillim socio-ekonomik në zonat e mbrojtura në drejtim të zhvillimit të eko-turizmit.