Takim me përfaqësues nga komuna e Novosellës dhe komuna e Berovës

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska realizoi takim pune me kryetarin e Novosellës, Gjorgje Bozhinov dhe një përfaqësues të Komunës së Berovës, me të cilët bisedoi për gjendjen e mjedisit jetësor dhe forcimin e kapaciteteve administrative në këto komuna, si dhe për thellimin e bashkëpunimit të këtyre dy komunave me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Zamenik_Odzaklieska_1

Kryetari i komunës Bozhinov informoi se sipas sistematizimit të fundit të vendeve të punës në komunën e Novosellës është paraparë Departamenti për Çështje Komunale dhe Mjedis, me tri vende pune në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Përfaqësuesi nga komuna e Berovës tha se në Berovë ka staf të trajnuar që punon për çështje mjedisore dhe inspektor i autorizuar mjedisor.

Zamenik_Odzaklieska

Zëvendësministrja Oxhaklieska në takim shprehu kënaqësinë për progresin e bërë në administratat komunale, veprimtaria e të cilave është mbrojtja e mjedisit jetësor dhe theksoi se edhe këtë vit Ministria do të vazhdojë të mbajë trajnime për tema të ndryshme nga fusha, të cilat janë në interes të pushteteve lokale, e që synojnë zbatimin më të mirë të legjislacionit në këtë fushë.