Takimi Oxhaklieska-Angjusheva: Me futjen e teknologjive të reja dhe zbatimin e mendimit të komunitetit shkencor jemi duke transituardrejt një ekonomie të gjelbër

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot ka pasur një takim pune me u.d. dekanen e Fakultetit të Teknologjisë dhe Metalurgjisë, prof.dr Biljana Angjusheva. Në këtë takim u diskutua për aplikimin e teknikave më të mira të disponueshme në shoqërinë tonë, si dhe për nevojën e braktisjes së shpejtë të parimeve të teknologjisë së vjetër ndotëse, emetimet e gazrave të dëmshëm të së cilës përbëjnë një problem serioz dhe ndotësin më të madh të mjedisit të punës dhe të jetesës në vendin tonë dhe në botë.

Zamenik sostanok_1

Zëvendësministrja Oxhaklieska gjatë kësaj e theksoi nevojën për krijimin dhe aplikimin e politikave të gjelbra, përdorimin dhe futjen e teknologjive të reja dhe bashkëpunimin maksimal me komunitetin shkencor, me qëllim të arritjes së “Agjendës së Gjelbër”, si një qasje e re për zhvillimin dhe restaurimin e qëndrueshëm ekonomik të eko-sistemeve natyrore.

Zamenik sostanok_2

Në takim, bashkëbiseduesit shprehën vendosmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fakultetit Teknologjik dhe Metalurgjik, në të njëjtën kohë duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për praktikat e qëndrueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut në funksionin e inkurajimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme, të gjelbër dhe rrethore.