Takimi i ministrit Duraku me ambasadorin Bejli

1Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm midis dy shteteve, i cili tregoi rezultate të shkëlqyeshme, me ç’rast me sukses u realizuan shumë projekte dhe programe në sferën e mjedisit jetësor si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm që korrespondon me prioritetet e USAID-it për R. e Maqedonisë.