Takimi i ministrit Duraki me z. Ersin Esen dhe z-nj.Sonja Gebert e Zyrës së Kombeve të Bashkuara (KB) për mjedisin jetësor nga Gjeneva dhe Vjena

Qëllimi i takimit ishte për të intensifikuar aktivitetet e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyrës së OKB-së për Mjedisin në fushën e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës, duke përfshirë edhe shpalljen e Malit Sharr në kategorinë e mbrojtjes – Parku Kombëtar. Në kuadër të këtij aktiviteti të projektit, janë të angazhuar: Instituti i Ekologjisë dhe Teknologjisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Instituti i Biologjisë nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Univerziteti Kirili dhe Metodi Shkup. Sipas dinamikës së parashikuar, pritet që studimi për valorizimin të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit dhe shpallja e parkut kombëtar të ndodhë deri në fund të vitit 2019 ose gjatë vitit 2020.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për projektet në vazhdim që synojnë përmirësimin e menaxhimit të biodiversitetit në Republikën e Maqedonisë, si dhe projektet e ardhshme që mund të zbatoheshin me mbështetjen e Fondit Global Ekologjik (Global Environmental Facility) / UN Environment (Zyra e Kombeve të Bashkuara të Mjedisit Jetësor).