Takim pune me kryetarin e Komunës së Manastirit, Konjanovski

Me qëllim të përgatitjes së masave në nivel lokal që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, sot ka mbajtur takim pune me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.Sredba so gradonacalnik Bitola

Në takim, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vazhdimësi e monitoron situatën dhe ofron mbështetje eksperte, në përcaktimin dhe zbatimin e masave cilësore, të aplikueshme dhe të qëndrueshme në përputhje me Ligjin për Ajrin e Ambientit dhe Ligjin për Mbikqyrje Inspektuese, ku është e domosdoshme dhe kontrolli i forcuar mbi objektet industriale në komunën e Manastirit, e cila në mënyrë periodike ballafaqohet me nivele të larta të ndotjes së ajrit.Sredba so gradonacalnik Bitola_1

Nga takimi u konstatua se bashkëpunimi i përbashkët ndërmjet institucioneve në nivel kombëtar dhe lokal është kyç në trajtimin e ndotjes së ajrit dhe se qytetarët presin veprim të përbashkët dhe koordinim të mirë ndërmjet institucioneve vendore dhe shtetërore për të zbatuar bashkërisht masat koherente që do të parandalojnë dhe ndikojnë në përqëndrimin e disa grimcave dhe substancave ndotëse të mos kalojnë vlerat kufi të përcaktuara në legjislacionin kombëtar.