Projekti “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Shkup” në pilot lagjen Lisiçe ka treguar rezultate të suksesshme

Masat e marra për përmirësimin e efikasitetit energjetik të shtëpive dhe zëvendësimin e elementeve ngrohëse dhe stufave të vjetra me të reja në më shumë se 120 amvisëri në lagjen Lisiçe dhanë rezultat dhe treguan reduktim të ndotjes së ajrit brenda në shtëpitë dhe në mjedisin ku janë bërë ndërhyrjet. Këto analiza u prezantuan në ngjarjen finale të projektit “Trajtimi i ndotjes së ajrit në Shkup”, financuar nga Suedia, dhe i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetin e Shkupit.

Проектот „Справување со загадувањето на воздухот во Скопје“ во пилот населбата Лисиче покажа успешни резултати

Të dhënat mbi të cilat janë bërë analizat janë grumbulluar nga disa stacione matëse të lëvizshme dhe statike që janë vendosur në disa vende në të gjithë vendbanimin gjatë dy viteve të fundit dhe kanë kryer matje të ndotjes së ajrit, të cilat më pas janë analizuar me paisje moderne në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, i prokuruar pikërisht për këtë qëllim.

DSC_0310

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mirë dhe të koordinuar në të gjitha nivelet, përfshirë komunitetin akademik, ministri Nuredini foli për përfitimet e këtij projekti për Ministrinë dhe qytetarët.

-   Paisja e Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor mundësoi që i njëjti të jetë në gjendje të mirë para sezonit të ardhshëm të ngrohjes – tha ministri Nuredini, duke bërë të ditur se nga mjetet buxhetore përveç stacioneve të reja në Berovë dhe Prilep deri në fund të vitit të ardhshëm do të vihet në funksion edhe një tjetër në Ohër.  Gjithashtu, Nuredini theksoi rëndësinë e Studimit për përcaktimin e pjesëve të burimeve të ndryshme të emetimeve në Qytetin e Shkupit, sepse kjo ka dhënë mbështetje shkencore në zbulimin e burimeve të ndotjes.

DSC_0313

Sipas Nuredinit, projekti demonstroi në mënyrë praktike rëndësinë jo vetëm të zgjidhjes së metodës së ngrohjes, nevojën për kursim të energjisë elektrike, por edhe efikasitetin energjetik të shtëpive dhe institucioneve publike në trajtimin e ndotjes së ajrit të ambientit.

- Kriza nuk është vetëm tek ne, por është kudo në Evropë dhe më gjërë, por ne vazhdojmë të qëndrojmë në vendosmërinë tonë se duhet pasur kujdes kur përdorim burimet e energjisë që do të përdorim për ngrohje, të zgjedhim burime energjie që janë më pak të dëmshme për mjedisin jetësor, pavarësisht nëse bëhet fjalë për dru, pelet, apo lloj tjetër karburanti, sepse në fund të fundit ka të bëjë me shëndetin tonë. Çdo lëndë djegëse ka standarde të përcaktuara që duhet të respektohen gjatë përzgjedhjes dhe blerjes, duhet të respektohen rekomandimet e Qeverisë për kursimin e energjisë elektrike dhe natyrisht, brenda kufijve të mundësive, duhet t’i kushtohet vëmendje efikasitetit energjetik të shtëpive, por edhe të institucioneve – tha Nuredini.

DSC_0299

Në kuadër të projektit me vlerë mbi dy milionë dollarë amerikanë, ndihmë financiare kanë marrë 129 familje të cenueshme socio-ekonomike. Në 81 amvisëri janë ndërruar dyert dhe dritaret e vjetra me të reja, janë bërë 39 fasada energjetike dhe janë rinovuar 33 çati. Janë instaluar 429 inverterë dhe pesë pompa ngrohëse, si dhe janë zëvendësuar 37 furra dhe stufa të vjetra me stufa të reja pelet.

Në këtë ngjarje fjalim patën edhe Ambasadorja e Suedisë Ami Larsson-Jane, Përfaqësuesi i Përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Armen Grigoryan dhe kryetari i komunës së Aerodromit Timço Mucunski.